Lajme dhe Media: Katastrofa 4615
Më shumë për këtë katastrofë natyrore
Deklarata për shtyp dhe Fletë të dhënash
14
New York- Ndërsa banorët e New York riparojnë dhe ndërtojnë banesat e tyre, FEMA ka lidhur partneritet me dyqanet e Lowe në Queens për t’ju dhënë informacion dhe udhëzime pa pagesë se si ti bëni banesat e dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore të forta dhe të sigurta.
Qendra e rimëkëmbjes nga fatkeqësia në Suffolk do të mbyllet në mënyrë të përhershme në orën 6 pasdite ditën e shtunë por banorët e prekur nga Uragani Ida mund të marrin ndihmë në bazë të aplikimeve që kanë paraqitur tek FEMA për ndihmë në rast fatkeqësie. Ndihmën mund ta kërkoni me telefon, kompjuter ose pajisje mobile.
Qendra e lëvizshme të FEMA-s për Rimëkëmbjen nga fatkeqësitë do të jetë në Bronks nga 29 tetor deri me 1 nëntor për të ndihmuar të mbijetuarit nga Uragani Ida të aplikojnë për ndihmë për Fatkeqësi nga FEMA dhe të marrin përgjigje për pyetjet e tyre.
FEMA ka shtuar komunën e Dutchess në deklaratën e saj të 5 shtatorit për ndihmë federale për dëmtimet nga Uragani Ida, duke e çuar në nëntë numrin e komunave, banorët e të cilave kualifikohen për ndihmë federale në rast fatkeqësie nga FEMA.
FEMA ofron shërbime përkthimi me shkrim dhe me gojë për të kontaktuar dhe komunikuar me të mbijetuarit nga fatkeqësia që flasim pak ose aspak anglisht. FEMA ka staf dhe teknologji që mbështet rimëkëmbjen nga fatkeqësia për ata që janë të shurdhët, me vështirësi dëgjimi ose që kanë probleme me shikimin.
PDF, Grafikë dhe Multimedia
View the Disaster Multimedia Toolkit for social media and video content to help communicate about general disaster recovery.
Asnjë skedar nuk është etiketuar me këtë katastrofë.