Të mbijetuarit mund të vizitojnë njësinë lëvizëse dhe të takohen personalisht me stafin e FEMA-s dhe përfaqësues të agjencive të tjera federale dhe shtetërore. Ata mund t’ju ndihmojnë gjithashtu për të ngarkuar dokumentet. Përfaqësues të Administratës së Biznesit të Vogël të SHBA (SBA) do të jenë të pranishëm për t’ju shpjeguar se si mund të aplikoni për hua me interes të ulët për biznesin, organizata jo fitimprurëse private, pronarët e banesave dhe qiramarrësit.
Njësia e lëvizshme do të jetë në:
Bronks -- 9 paradite deri në 5 pasdite
Kompleksi rikrijues Aileen B. në Pelham Bay Park
Middletown Road dhe Stadium Avenue
Bronx, NY 10465
E premte, 29 tetor, e shtunë 30 tetor dhe e hënë 1 nëntor
Të mbijetuarit nuk është e nevojshme të vizitojnë një qendër rimëkëmbje për të marrë ndihmë. Ju mund të aplikoni për ndihmë nga FEMA tek DisasterAssistance.gov, përdorni aplikimin mobil të FEMA-s ose telefononi linjën e ndihmës së FEMA-s në -800-621-3362. Nëse përdorni një shërbim ndihmues për dëgjim të tillë si (VRS), shërbimi telefonik me titëra ose të tjerë, jepni FEMA -s numrin për atë shërbim. Operatorët e linjës së ndihmës janë të disponueshëm nga ora 8 paradite deri në 7 pasdite çdo ditë. Shtyp 2 për spanjisht. Shtypni numrin 3 për një përkthyes që flet gjuhën tuaj.
Afati për të aplikuar për ndihmë në rast fatkeqësie nga FEMA është e hënë, 6 dhjetor.
Për njoftimet zyrtare rreth përpjekjeve për tu rimëkëmbur në New York vizitoni www.fema.gov/disaster/4615. Ndiqni FEMA-n në Twitter në Twitter at https://twtter.com/FEMARegion2 dhe në Facebook tek facebook.com/fema.