Qiramarrësit mund të kualifikohen për Ndihmë në rast fatkeqësie

Release Date Release Number
008
Release Date:
September 30, 2021

NEW YORK -- Ndihma federale e fatkeqësisë nuk është vetëm për pronarët e banesave.. Ajo është e disponueshme edhe për qiramarrësit që kualifikohen dhe mund të mbuloj shpenzime të tilla si mobileje, pajisje që përdoren për punë, riparim automjeti edhe faturat mjekësore dhe dentare të shkaktuara nga fatkeqësia.

Qiramarrësit në zonat e  Bronx, Kings, Nassau, Queens, Richmond, Rockland, Suffolk dhe Uestchester që kanë pësuar dëmtime, humbje ose nuk janë në gjendje të jetojnë në shtëpitë e tyre pas Uraganit Ida mund të kualifikohen për ndihmë nga FEMA dhe Administrata Amerikane e Biznesit të Vogël (SBA).

Në rast se keni sigurim qiramarrësi, në fillim telefononi kompaninë e sigurimit për ta parashtruar çështjen. Pastaj aplikoni tek FEMA. Në rast se jeni të siguruar duhet ti jepni FEMA-s informacionin nga kompania juaj e sigurimit, që duhet të përfshijë vendimin për pranim ose hedhje poshtë të kërkesës suaj.

Ndihma e FEMA-s për qiramarrësit ka për qëllim të mbuloj qiranë mujore dhe koston e shërbimeve thelbësore ( si gaz, energji elektrike dhe ujin). Granti i FEMA-s mund të përdoret gjithashtu si depozitë garancie por kjo nuk mbulon shërbimin telefonik, kabllor ose internetin.

Qiramarrësit duhet të jenë në gjendje të dëshmojnë se vendbanimi parësor  ku kanë jetuar është dëmtuar nga fatkeqësia para se të marrin Ndihmën për Strehimit të FEMA-s dhe Ndihmën për nevoja të tjera të FEMA-s (d.m.th., për pronën personale dhe shpenzimet e lëvizjes dhe magazinimit).

Për të vërtetuar vendin e banimit, një i mbijetuar mund t'i paraqesë FEMA -s: një kontratë qiraje ose banimi, fatura të pagesës së qirasë, fatura e shërbimeve bazikë, ndonjë deklaratë nga ndonjë shitës, deklaratë nga ndonjë zyrtar publik, karta identifikimi, dokumente nga agjencia e shërbimeve sociale, dokumente të shkollës lokale, dokumente të ndihmave federale ose shtetërore, regjistrimin e automjetit, dëshmitë e vendbanimit ose dokumentacionin tjetër gjyqësor dhe dokumentet e parkimit të një shtëpie mobile.  Specialistët e Linjës së Ndihmës së FEMA në 800-621-3362 (711/VRS) mund të japin më shumë informacion në lidhje me dokumentet e pranueshme, datat dhe përshkrimet e tyre. 

Qiramarrësit mund të referohen tek  Administrata Amerikane e Biznesit të Vogël (SBA) që jep hua për të mbijetuarit nga fatkeqësitë me interes të ulët. Huatë e SBA mund të ndihmojnë me humbjet që nuk mbulohen nga sigurimi. Qiramarrësit mund të aplikojnë për kredi deri në 40,000 dollarë për të riparuar ose zëvendësuar pjesët e dëmtuar ose të shkatërruar të shtëpisë, përfshirë veshje, mobileje, pajisje dhe prona të tjera personale, përfshirë edhe automjetet. Ata që nuk kualifikohen për një hua nga SBA mund të referohen përsëri tek programi i granteve të ndihmës për Nevoja të tjera i FEMA-s.

Në rast se referoheni tek SBA, ju duhet të plotësoni dhe dorëzoni kërkesën. Në rast se kërkesa juaj miratohet, ju nuk jeni i detyruar ta pranoni huanë, por mos paraqitja e aplikimit mund t’ju diskualifikoj nga ndihma në të ardhmen nga FEMA.

Ka disa mënyra se si mund të aplikoni për ndihmë të FEMA-s.

  • Vizitoni DisasterAssistance.gov, përdorni aplikimin mobil të FEMA-s ose telefononi linjën e ndihmës së FEMA-s në 800-621-3362 (711/VRS). Zyrat hapen shtatë ditë të javës nga ora 8 e mëngjesit deri në 7 të darkës dhe operatorët mund t’ju lidhin me një specialist që flet gjuhën tuaj. Nëse përdorni një shërbim ndihmë për dëgjim të tillë si shërbimi i transmetimit me video, shërbimi telefonik me titëra ose të tjerë, jepni FEMA -s numrin për atë shërbim.

FEMA gjithashtu ka hapur Qendrat e Rimëkëmbjes nga Fatkeqësitë ku mund të takoheni drejtpërdrejtë me stafin e FEMA-s dhe përfaqësues të agjencive të tjera federale dhe shtetërore të cilët mund të japin informacion në lidhje me ndihmën ndaj fatkeqësive që mund të jenë në dispozicion për ju.  Për të gjetur qendrën e ndihmës për rimëkëmbje pranë jush, vizitoni DRC Locator (fema.gov).

 Për të aplikuar për një hua nga SBA, vizitoni faqen e sigurte të SBA tek https://DisasterLoanAssistance.sba.gov. Ju mund të dërgoni edhe email tek DisasterCustomerService@SBA.gov ose telefononi Qendrën e shërbimit të Klientit të SBA tek 800-659-2955 për më tepër informacion.

Dita e fundit për të aplikuar për ndihmën e FEMA-s është e premtja, 5 nëntor.

Për burime shtesë në internet si dhe nëse doni të shkarkoni botimet e FEMA-s, vizitoni DisasterAssistance.gov dhe shtyp “Informacion.”

Për referencë tek agjencitë që mbështesin ndihma specifike në  komunitet kontaktoni pikën më të afërt të 211Counts center në https://www.211nys.org/contact-us ose telefononi 211. Për banorët e New York, telefononi 311.

Për njoftimet më të fundit rreth përpjekjeve për tu rimëkëmbur nga dëmtimet e Uraganit Ida, vizitoni www.fema.gov/disaster/4615. Na ndiqni në Twitter në twitter.com/femaregion2 dhe www.facebook.com/fema.

Tags:
Rifreskimi i fundit