Shpenzo me maturi grantin e FEMA-s

Release Date Release Number
009
Release Date:
October 4, 2021

NEW YORK- Ndërsa të mbijetuarit e kualifikuar nga fatkeqësitë fillojnë të marrin fonde ndihmë për qira, riparime në shtëpi ose kategori të tjera të ndihmës, mësoni se fondet federale të ndihmës nga katastrofat  nuk janë të taksueshme.  Një letër e FEMA-s do ju njoftoj se si duhet të përdoren fondet e ndihmës në rast fatkeqësie. FEMA ju bën thirrje që ti përdorni fondet siç përcaktohet në letrën njoftuese të përfitimit të tyre dhe vetëm për shpenzime që lidhen me fatkeqësinë.

Ja disa udhëzime të dobishme:

FEMA do ju dërgoj një njoftim ku ju informon për llojin e ndihmës që jeni kualifikuar për të marrë dhe sasnë e ndihmës që FEMA jep për një nevojë të tillë. Këto mund të përfshijnë:

  • Riparime banese (p.sh. Strukturën, ujin, sistemet septike dhe të ujërave të zeza).
  • Ndihmë për qira për të jetuar përkohësisht në një vend tjetër.
  • Riparime ose zëvendësime të automjetit primar të dëmtuar.
  • Shpenzime personale për personat e pasiguruar për një lëndim të shkaktuar nga fatkeqësia.
  • Riparim ose zëvendësim të veglave të specializuara të punës suaj.
  • Materiale esenciale arsimore (p.sh kompjuterë, libra mësimor, pajisje shkollore).
  • Shpenzime lëvizjeje ose magazinimi që lidhen me fatkeqësinë dhe shpenzime të tjera që lidhen me të.

Ju mund ta shpenzoni grantin e FEMA-s në mënyrë që t’ju ndihmoj juve për ta bërë banesën tuaj të sigurt, të banueshme dhe pranueshme nga aspekti sanitar. Mos harroni të dokumentoni se si i përdorni fondet e fatkeqësisë dhe mbani të gjitha faturat për të paktën tre vjet për verifikim se si janë përdorur të hollat.

Ligji Federal ndalon ndihma dublikatë nga burime të tjera.

Ju mund të aplikoni për ndihmë nga FEMA tek DisasterAssistance.gov, duke përdorur aplikimin mobil të FEMA-s ose telefononi linjën e ndihmës së FEMA-s në 800-621-3362 (711/VRS).  Zyrat hapen shtatë ditë të javës nga ora 8 e mëngjesit deri në 7 të darkës dhe operatorët mund t’ju lidhin me një specialist që flet gjuhën tuaj. Nëse përdorni një shërbim ndihmë për dëgjim të tillë si shërbimi i transmetimit me video, shërbimi telefonik me titëra ose të tjerë, jepni FEMA -s numrin për atë shërbim.

Për referencë tek agjencitë që mbështesin ndihma specifike të  komunitetit kontaktoni pikën më të afërt të 211Counts center në https://www.211nys.org/contact-us. Për banorët e New York, telefononi 311. Për zonat periferike telefononi 211.

Për informacion zyrtar për përpjekjet e rimëkëmbjes nga uragani vizitoni ju lutem  https://www.fema.gov/disaster/4615. Na ndiqni në Tëitter në twitter.com/femaregion2 dhe www.facebook.com/fema.

Tags:
Rifreskimi i fundit