New York- Ndërsa banorët e New York riparojnë dhe ndërtojnë banesat e tyre, FEMA ka lidhur partneritet me dyqanet e Lowe në Staten Island për t’ju dhënë informacion dhe udhëzime pa pagesë se si ti bëni banesat e dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore të forta dhe të sigurta.
Specialistët e FEMA-s do të jenë të pranishëm në qendrat e paraqitura më poshtë dhe do t’ju përgjigjen pyetjeve tuaja dhe do t’ju japin udhëzime dhe teknika për ndërtimin e banesave rezistente ndaj lëndëve të rrezikshme për të ndihmuar në parandalimin dhe kufizuar dëmet nga fatkeqësitë. Shumica e informacionit pa pagesë është e projektuar që ju ta bëni punën vetë ose me kontraktorë të përgjithshëm.
Konsulentë, specialistë në zbutjen e pasojave nga lëndët e rrezikshme do të jenë të pranishëm të hënën 25 tetor deri të shtunën 30 tetor:
Dyqani Lowe
2171 Forest Ave.
Staten Island, NY 10303
Orët: 9 paradite deri 6 pasdite
Të mbijetuarit do të kenë mundësi të marrin pamflete reference pa pagesë me informacion se si të mbrojnë banesat nga dëmtimet nga përmbytja. Më shumë informacion se si të mbroni pronën tuaj mund ta gjeni tek https://www.fema.gov/emergency-managers/risk-management.
Për njoftimet më të fundit rreth përpjekjeve për tu rimëkëmbur nga dëmtimet e Uraganit Ida, vizitoni www.fema.gov/disaster/4615. Na ndiqni në Twitter në twitter.com/femaregion2 dhe www.facebook.com/fema.