New York- Personat që marrin pension nga Sigurimet Shoqërore ose ndihmë tjetër qeveritare nuk duhet të shqetësohen për faktin se ndihma për Fatkeqësi e FEMA-s do të ndikoj tek të ardhurat e tyre.
Nëse jetoni në Bronx, Kings, Nassau, Richmond, Rockland, Suffock ose në Westchester dhe keni aplikuar për ndihmë federale nga FEMA pas Uraganit Ida, ju nuk rrezikoni që të humbisni përfitimet e tjera federale që jeni kualifikuar.
Grantet për fatkeqësi të FEMA-s nuk konsiderohen si të ardhura të tatueshme. Duke pranuar një grant nga FEMA nuk ju preken përfitimet nga Sigurimi Shoqëror, Medicare, Medicaid, programi I Ndihmës Suplementare Ushqimore (SNAP) dhe programe të tjera të ndihmës federale.
Grantet për fatkeqësi ju ndihmojnë që të paguani përkohësisht banesën, riparimet e nevojshme në banesë të dëmtimeve nga Ida, zëvendësimin e sendeve personale dhe të nevojave të tjera të shkaktuara nga fatkeqësia që nuk mbulohen nga kompania juaj e sigurimit ose burime të tjera.
Ka disa mënyra se si mund të aplikoni për ndihmë federale në rast fatkeqësie:
- Vizitoni DisasterAssistance.gov, përdorni aplikimin mobil të FEMA-s ose telefononi linjën e ndihmës së FEMA-s në 800-621-3362. Nëse përdorni një shërbim ndihmues për dëgjim të tillë si (VRS) , shërbimi telefonik me titëra ose të tjerë, jepni FEMA -s numrin për atë shërbim. Operatorët e linjës së ndihmës janë të disponueshëm nga ora 8 paradite deri në 7 pasdite çdo ditë. Shtyp 2 për spanjisht. Shtypni numrin 3 për një përkthyes që flet gjuhën tuaj.
- Ju mund të vizitoni Qendrën e Rimëkëmbjes nga Fatkeqësitë ku mund të takoheni drejtpërdrejtë me stafin e FEMA-s dhe përfaqësues të agjencive të tjera federale dhe shtetërore të cilët mund të japin informacion në lidhje me ndihmën ndaj fatkeqësive. Për të gjetur qendrën e ndihmës për rimëkëmbje pranë jush, vizitoni DRC Locator (fema.gov).
- Qendra e Fatkeqësisë së Komunës Rockland është e hapur çdo ditë nga ora 8 e mëngjesit deri në 7 të darkës tek:
- Kompleksi i klubit sportiv Orangetown, 175 Old Orangeburg Road, Orangeburg, NY 10962
- Qendrat e mëposhtme janë të hapura nga 10 e mëngjesit deri në 6 të darkës nga e hëna deri të shtunën, dhe janë të mbyllura të dielave:
- Kolegji Hostos, 450 Grand Concourse, Bronx, NY 10451
- Queens Kolegj, 152-45 Melbourne Ave., Queens, NY 11367
- Medgar Evers Kolegj, 231 Crown St., Brooklyn, NY 11225
- Kolegji i Staten Island, 2800 Victory Blvd., Staten Island, NY 10314
- Qendra mjekësore Michael J. Tully Park , 1801 Evergreen Ave., Neë Hyde Park, NY 11040
- Qendra e të moshuarve Rose Caracappa, 739 NY-25A, Mount Sinai, NY 11766
- Biblioteka publike, 136 Prospect Ave., Mamaroneck, NY 10543
Afati për të aplikuar për ndihmë në rast fatkeqësie nga FEMA është e hënë, 6 dhjetor.
Për informacion shtesë rreth burimeve në internet si dhe për botimet e shkarkueshme të FEMA-s dhe ndihma të tjera, vizitoni DisasterAssistance.gov dhe shtypni “informacion”.
Për referenca tek agjencitë që mbështesin nevoja të veçanta të komunitetit telefononi në numrin 211 ose vizitoni faqen https://www.211nys.org/contact-us. Për banorët e New York, telefononi 311.
Për njoftimet më të fundit rreth përpjekjeve për tu rimëkëmbur të New Yorkut vizitoni www.fema.gov/disaster/4615. Na ndiqni në Twitter at https://twtter.com/FEMARegion2 dhe në Facebook tek www.facebook.com/fema.