BANORËT E KOMUNËS DUTCHESS TË PREKUR NGA URAGANI IDA MUND TË APLIKOJNË TANI PËR NDIHMË NGA FEMA [https://www.fema.gov/sq/press-release/20211026/dutchess-county-residents-affected-hurricane-ida-can-now-apply-fema] Release Date: October 25, 2021 NEW YORK – FEMA ka shtuar komunën e Dutchess në deklaratën e saj të 5 shtatorit për ndihmë federale për dëmtimet nga Uragani Ida, duke e çuar në nëntë numrin e komunave, banorët e të cilave kualifikohen për ndihmë federale në rast fatkeqësie nga FEMA. Banorët e BRONX, DUTCHESS, KINGS, NASSAU, QUEENS, RICHMOND, ROCKLAND, SUFFOLK DHE WESTCHESTER mund të aplikojnë tani për programin e ndihmës individuale nga FEMA. Afati përfundimtar për të aplikuar është e hënë, 6 dhjetor. Ata që kanë aplikuar tashmë nuk është e nevojshme të aplikojnë përsëri. Uragani Ida goditi New Yorkun më 1-3 shtator. Pronarët dhe qiramarrësit në të nëntë komunat që kanë pësuar dëme ose humbje si pasojë e drejtpërdrejtë e stuhisë inkurajohen të aplikojnë për ndihmë. Ndihma në rast fatkeqësie mund të përfshijë grante për ti ndihmuar të paguajnë për një strehim të përkohshëm si dhe riparime esenciale në banese, si dhe për nevoja të tjera serioze që lidhen me fatkeqësinë si shpenzimet mjekësore dhe dentare. Ju duhet të aplikoni tek FEMA edhe në rast se keni sigurim banese, por më parë hapni një çështje me kompaninë tuaj të sigurimit. FEMA jep ndihmë për aplikantët për shpenzimet e tyre të pasiguruara ose të siguruara pak që janë shkaktuar nga fatkeqësia ose për nevoja serioze. Aplikantëve ju kërkohet që ta informojnë FEMA-n për të gjitha mbulimet nga sigurimet përfshi përmbytjet, pronarët dhe automjetet. Aplikantët e siguruar duhet të japin dokumentacion që identifikon marrëveshjet me kompanitë e tyre të sigurimit ose përfitimet që kanë, përpara se FEMA të marrë në konsideratë nëse janë të kualifikueshëm për kategoritë e ndihmës që mund të mbulohen nga një kompani private sigurimi. Ju mund të aplikoni për ndihmë nga FEMA tek DisasterAssistance.gov [http://www.disasterassistance.gov/], përdorni aplikimin mobil të FEMA-s ose  telefononi linjën e ndihmës së FEMA-s në 800-621-3362. Nëse përdorni një shërbim ndihmës për dëgjim të tillë si (VRS) , shërbim telefonik me titëra ose të tjerë, jepni FEMA -s numrin për atë shërbim. Operatorët e linjës së ndihmës janë të disponueshëm nga ora 8 paradite deri në 7 pasdite çdo ditë. Shtyp 2 për spanjisht. Shtypni numrin 3 për një përkthyes që flet gjuhën tuaj. Ju mund të vizitoni Qendrën e Rimëkëmbjes nga Fatkeqësitë ku mund të takoheni drejtpërdrejtë me stafin e FEMA-s dhe përfaqësues të agjencive të tjera federale dhe shtetërore të cilët mund të japin informacion në lidhje me ndihmën ndaj fatkeqësive. Për të gjetur qendrën e ndihmës për rimëkëmbje pranë jush, vizitoni DRC Locator (fema.gov) [https://egateëay.fema.gov/ESF6/DRCLocator]. Për njoftimet zyrtare rreth përpjekjeve për tu rimëkëmbur në New York  vizitoni www.fema.gov/disaster/4615 [http://www.fema.gov/disaster/4615]. Na ndiqni në Twitter në twitter.com/femaregion2 [http://ëëë.tëitter.com/femaregion2] dhe www.facebook.com/fema [http://www.facebook.com/fema].