KËSHILLA SI TË APELONI NJË VENDIM TË FEMA-S [https://www.fema.gov/sq/press-release/20211014/tips-appealing-decision-fema] Release Date: October 14, 2021 NJU JORK -- Ju keni aplikuar për ndihmë në raste fatkeqësie nga FEMA si pasojë nga Uragani Ida që preku Nju Jorkun dhe keni marrë një letër nga ne. Ju nuk jeni i sigurt se çfarë thuhet në letër, por mendoni se nuk është lajm i mirë. Shpesh, FEMA i dërgon këto letra kur aplikimi juaj ka informacion të pamjaftueshëm,. Mbase ju nuk keni paraqitur provat se kush jeni, ose provën se ju jeni pronar i një banese, ose provë se ju keni jetuar në banesën tuaj pjesën më të madhe të vitit përpara  Idës. Më poshtë po ju japin disa këshilla se si të shkruani një letër për të apeluar një vendim të FEMA-s. Keni 60 ditë për të dërguar apelin tuaj ndaj vendimit të FEMA-s. Pjesa më e rëndësishme e procesit të apelit është që të dini se brenda cilit afat duhet të apeloni çështjen tuaj. Numëroni 60 ditë nga data që FEMA ka shënuar në letrën për vendimin e saj. Shënojeni këtë datë në kalendar për t’ju kujtuar se kur është dita e fundit për të dërguar apelin tuaj ndaj vendimit të FEMA-s. Mos harroni se pasi FEMA merr letrën tuaj, ju mund të merrni një thirrje telefonike ose një letër pasuese që mund të kërkoj informacion shtesë. Lexoni me kujdes letrën e FEMA-s përpara se të shkruani apelin tuaj Ju duhet të kuptoni se përse FEMA e ka konsideruar aplikimin tuaj të “papranueshëm” ose përse ndihma për ju nuk është miratuar ose përse FEMA nuk ka marrë akoma një vendim rreth aplikimit tuaj. Shpesh, arsyeja është shumë e thjeshtë: mungesë dokumentesh ose informacioni. Lexoni letrën e FEMA-s nga fillimi në fund për t’ju ndihmuar që të kuptoni se çfarë kërkon agjencia që të bëni ju. Përfshini provat në mbështetje të kërkesës tuaj për Apel Letra juaj për apel nuk është e plotë për ta detyruar FEMA të rishqyrtoj vendimin e saj. Ju duhet të paraqisni prova për të mbështetur ato që ju ngrini në kërkesën për apel. Është e rëndësishme të përfshini dokumentet ose informacionin që kërkohen nga FEMA. Ja çfarë duhet të përfshini në letrën tuaj: * Një kopje të letrës së FEMA-s që thotë se aplikimi juaj është hedhur poshtë ose se agjencia nuk ka mundur të marrë një vendim.. * LETRAT NGA AGJENCITË E SIGURIMEVE: Kompania juaj e sigurimeve mund t'ju japë vetëm një pjesë të asaj që ju nevojitet për të riparuar shtëpinë tuaj, jo mjaftueshëm për t'ju ndihmuar të lëvizni në një vendbanim tjetër, ndoshta jo mjaftueshëm për të zëvendësuar sende të caktuara shtëpiake. Mos harroni se FEMA nuk mund t’ju japë një grant për diçka që është paguar nga kompania juaj e sigurimit. * PROVË VENDBANIMI: Një kopje të një fature të shërbimeve utilitare, të patentës së shoferit,  kontratës së qiramarrjes ose deklaratë bankare, një dokument nga shkolla lokale,  nga departamenti i regjistrimit të automjeteve ose një letër nga punëdhënësi. Të gjitha këto mund të përdoren për të provuar se banesa e dëmtuar ose banesa me qira ka qenë vendbanimi juaj primar. “Primar” kupton që ju keni jetuar atje pjesën më të madhe të vitit. * PROVË PRONËSIE: Dokumentet të sigurimit ose të huasë së banesës, faturat e pagesave të taksave ose tapi; fatura për riparime madhore ose përmirësime që datojnë nga 2016 ose ndonjë dokument të lëshuar nga gjykata. Në rast se dokumentet ju kanë humbur ose ju janë dëmtuar, shtyp këtu www.usa.gov/replace-vital-documents [http://www.usa.gov/replace-vital-documents] për informacion se si mund ti zëvendësoni ato. * Fatura dhe preventiva: Përfshi dokumentacion të tillë si fatura të riparimeve të banesës, preventive për riparim, preventive të kontraktorit ose informacion nga kompania juaj e sigurimit. Nuk mund ta shkruani Apelin vetë? Gjeni dikë t’jua shkruaj apelin për ju * Në rast se ju jeni aplikanti por nuk mund ta shkruani vetë letrën e apelit, gjeni dikë që t’ju ndihmoj ta shkruaj për ju. Mund të jetë dikush nga pjesëtarët e familjes, një mik ose ndonjë avokat. Por tregoni kujdes të ndiqni udhëzimet e kërkuara. Njoftoni FEMA-n me një deklaratë të nënshkruar se personi që e ka shkruar apelin është i autorizuar nga ju për të paraqitur apelin në emrin tuaj. Specialistët e FEMA Helpline mund t’ju japin këshilla se çfarë duhet të përfshini në letrën tuaj të apelit dhe t’ju japin informacion për shumë çështje të tjera përveç apeleve. * Telefononi FEMA Helpline në numrin 800-621-3362 ose VRS (Shërbimi Video Relay). Linjat janë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në 7 të darkës shtatë ditë të javës. Postoje, faksoje ose ngarkoje në internet letrën e Apelit tuaj; Mos harro ta nënshkruar dhe të vësh datën * Ju keni 60 ditë nga data e shënuar në letrën që keni marrë lidhur me vendimin e FEMA-s për të dërguar me postë, faks ose ngarkoni kërkesën tuaj për apel nëse doni që FEMA të rishqyrtojë vendimin e saj të parë. Nënshkruaj dhe vendos datën në kërkesën për apel. Mos harro të shkruani  numrin e aplikimit të FEMA-s me nëntë shifra në çdo faqe, numrin tuaj të fatkeqësisë (FEMA-4615-DR-NY), dhe dokumentet që doni ti tregoni si provë. * Postojeni tek: FEMA National Processing Service Center, P.O. Box 10055, Hyattsville, MD 20782-8055  * Faks: 800-827-8112, Në vëmendje të: FEMA * Për të krijuar një llogari të FEMA=s në internet  ose për të ngarkuar dokumentet në internet shkoni tek www.DisasterAssistance.gov [http://www.disasterassistance.gov/], shtyp “ Kontrollo statusin: dhe ndiqni udhëzimet. Çfarë do të ndodhë pasi të paraqisni letrën tuaj për apel Ju e keni shkruar apelin tuaj dhe ja keni dërguar FEMA-s brenda 60 ditëve pasi keni marrë letrën me vendimin e tyre. Po tani? Ju mund të merrni një thirrje ose një letër nga FEMA që do t’ju kërkoj më shumë informacion, ose FEMA mund të caktoj një inspektim tjetër të banesës suaj primare. Në secilin rast, pasi keni dërguar apelin tek FEMA, ju duhet të prisni vendimin brenda 90 ditëve pasi FEMA e ka marrë atë. Mos harroni: * Individët me të ardhura të ulëta që përballen me probleme ligjore si pasojë e Uraganit Ida, mund të telefonojnë pa pagesë për këshilla: 888-399-5459. Në rast se doni shërbim ndihme ligjore që t’ju ndihmoj e kontaktoj , plotësoni formën në https://nysba.org/ida. Shembuj të ndihmës ligjore të disponueshme përfshijnë: * Ndihmë për të siguruar përfitime nga qeveria * Ndihmë me çështjet e hapura për sigurim prone, mjekësor ose jete * Ndihmë me kontratat dhe kontraktuesit e riparimit të banesave * Zëvendësimi i testamenteve dhe dokumenteve të tjera të rëndësishme ligjore që kanë humbur ose janë dëmtuar * Çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorit të tilla si fryrje e çmimeve dhe mbrojtje nga skemat mashtruese të kontratave gjatë procesit të riparimeve * Konsulta për probleme me huatë e banesave * Konsulta për konfliktet qiradhënës- qiramarrës * Është e rëndësishme të kujtoni se ndihma e FEMA-s nuk zëvendëson veprimet nga agjencitë e sigurimin dhe nuk mund të kompensojë të gjitha humbjet e shkaktuara nga një fatkeqësi; ajo synohet të plotësojë nevojat themelore dhe të plotësojë përpjekjet për rimëkëmbjen në rast fatkeqësie. * Ja si mund të aplikoni për ndihmë nga FEMA: Vizitoni DisasterAssistance.gov [http://ëëë.disasterassistance.gov/], përdorni aplikimin mobil të FEMA-s ose telefononi linjën e ndihmës së FEMA-s në 800-621-3362 (VRS). Zyrat hapen shtatë ditë të javës nga ora 8 e mëngjesit deri në 7 të darkës dhe operatorët mund t’ju lidhin me një specialist që flet gjuhën tuaj. * Nëse përdorni një shërbim ndihmë për dëgjim të tillë si shërbimi i transmetimit me video, shërbim telefonik me titëra ose të tjera, jepni FEMA -s numrin për atë shërbim. * Ju mund të vizitoni Qendrën e Rimëkëmbjes nga Fatkeqësitë ku mund të takoheni drejtpërdrejtë me stafin e FEMA-s dhe përfaqësues të agjencive të tjera federale dhe shtetërore të cilët mund të japin informacion në lidhje me ndihmën ndaj fatkeqësive. Për të gjetur qendrën e ndihmës për rimëkëmbje pranë jush, vizitoni DRC Locator (fema.gov) [https://egateëay.fema.gov/ESF6/DRCLocator]. * AFATI PËR TË APLIKUAR PËR NDIHMË NË RAST FATKEQËSIE NGA FEMA ËSHTË E DIELA, 6 DHJETOR. * Për burime shtesë në internet si dhe nëse doni të shkarkoni botimet e  FEMA-s, dhe ndihma të tjera shkoni tek DisasterAssistance.gov [http://ëëë.disasterassistance.gov/] dhe shtypni “Informacion.” * Për referenca tek agjencitë që mbështesin nevoja të veçanta të komunitetit  telefononi në numrin 211 ose vizitoni faqen  https://www.211nys.org/contact-us. Për banorët e Nju Jorkut, telefononi 311. * Për njoftimet më të fundit rreth përpjekjeve për tu rimëkëmbur nga dëmtimet e Uraganit Ida, vizitoni www.fema.gov/disaster/4615 [http://www.fema.gov/disaster/4615]. Na ndiqni në Twitter në twitter.com/femaregion2 [https://tëitter.com/femaregion2] dhe www.facebook.com/fema [http://www.facebook.com/fema].