Federal Emergency Management Agency

FEMA, HUD-i shpallin programin e asistencës së qirasë për të mbijetuarit e Nju Jorkut nga uragani Sendi.

Main Content
Release date: 
03/28/2013
Release Number: 
197

 

NJU JORK – Për të ndihmuar familjet që vazhdojnë të hasin vështirësi për të gjetur vend banimi pas zhvendosjes nga uragani Sendi, Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) dhe Departamenti Amerikan për Banesat dhe Zhvillimin Urban (HUD) bënë shpallje sot se do të rifillojnë Programin e Asistencës për Banesat e Katastrofës (DHAP), një program i veçantë asistence qiraje që ofron pagesa të përkohshme të qirasë që u jepen drejtpërsëdrejti pronarëve për të ndihmuar familjet që janë zhvendosur nga katastrofat. DHAP-Sendi do t’i ndihmojë familjet që të gjejnë banesë të ndërmjetme ndërsa rindërtojnë jetën e tyre.

"Është kritike që ne, përkrah partnerëve tanë në nivelet federale, fisnore, shtetërore dhe lokale, të sigurojmë një urë kalimi për familjet e uraganit Sendi ndërsa ato vazhdojnë të rindërtojnë shtëpitë e tyre dhe kthehen në njëfarë niveli normal" – tha Ndihmës Sekretarja Amerikane për Banesat dhe Zhvillimin Urban, Sandra Henriquez. "Programi DHAP, i cili ka një histori në sigurimin e asistencës së përkohshme që u nevojitet familjeve pas një katastrofe, do të jetë kjo urë kalimi për t’i ndihmuar familjet që të rimëkëmben."

"Me pasojat e Sendit, Nju Jorku paraqet një sfidë të veçantë për banesat" – tha Nënpunësi Federal për Koordinim i FEMA-s, Michael F. Bryne. "Është një mjedis urban, me popullsi të dendur dhe banesat me qira në dispozicion janë të rralla. Qëllimi i këtij programi është që të ndihmojë ata persona që nuk kanë pasur mundësi të kenë arritur zgjidhjen e përhershme të banesës së tyre brenda për brenda formave standarde të asistencës së FEMA-s."

DHAP-Sendi do të ekzekutohet nëpërmjet një marrëveshjeve ndër-agjenci midis FEMA-s dhe HUD-it. Të mbijetuarit nga katastrofa nuk kanë nevojë të aplikojnë veçmas për programin. FEMA do të vendosë se cilët aplikantë kualifikohen dhe do t’i dërgojë aplikantët e kualifikuar te HUD-i. HUD-i do të punojë në mënyrë direkte me shtetin dhe agjencitë lokale të banesave për të administruar programin.

Pjesëmarrja në DHAP do të kërkojë që të mbijetuarit të marrin pjesë në Programin e Menaxhimit të Çështjeve të Katastrofës të Qytetit të Nju Jorkut ose Shtetit të Nju Jorkut. Ky program financohet nga FEMA dhe i lidh të mbijetuarit e katastrofës me menaxherët e çështjeve të cilët do t’i ndihmojnë ata që të përpilojnë dhe vënë në zbatim një plan të rimëkëmbjes nga katastrofa.

Programi DHAP u krijua në vitin 2007 dhe siguroi një zgjidhje për banim të përkohshëm për mijra familje që ishin zhvendosur nga uragani Katrina. Ai mbështeti me sukses 37.000 familje të cilat nuk ishin ndihmuar më parë nga HUD-i pas uraganëve të vitit 2005 – Katrina dhe Ajk. Programi DHAP u përdor gjithashtu për të futur në banesa familjet e zhvendosura nga uragani Gustav i vitit 2008

Misioni i FEMA-s (AFME) është që të ndihmojë qytetarët tanë si dhe personelin e ndihmës së parë për t’u siguruar që si komb të punojmë së bashku për të ndërtuar, siguruar vazhdimësinë dhe përmirësuar aftësinë tonë për t’u përgatitur për, mbrojtur nga, reaguar ndaj, rimëkëmbur nga dhe zvogëluar të gjitha rreziqet.

Ndiqeni FEMA-n në internet te blog.fema.gov, www.twitter.com/fema, www.facebook.com/fema, and www.youtube.com/fema. Gjithashtu, ndiqni aktivitetet e administratorit Craig Fugate te www.twitter.com/craigatfema.

Lidhjet e medias sociale të paraqitura këtu janë vetëm për referencë. FEMA nuk mbështet asnjë faqe interneti, kompani ose aplikime jo-qeveritare.

Misioni i HUD-it është që të krijojë komunitete të forta, në vazhdimësi dhe gjithëpërfshirëse dhe shtëpi cilësore me pagesë të përballueshme për të gjithë. HUD-i po punon që ta forcojë tregun e banesave për mbështetjen e ekonomisë dhe mbrojtjen e konsumatorëve; për të plotësuar nevojën për shtëpi cilësore me qira të përballueshme: për t’i përdorur banesat si një platformë për përmirësimin e cilësisë së jetës; për të ndërtuar komunitete gjithëpërfshirëse dhe në vazhdimësi pa asnjë diskriminim; dhe të transformojë mënyrën se si HUD-i e kryen biznesin.

Më tepër informacion për HUD-in dhe programet e tij është në dispozicion në internet te www.hud.gov dhe http://espanol.hud.gov. HUD-in mund ta ndiqni gjithashtu në twitter @HUDnews, në facebook te www.facebook.com/HUD, ose mund të regjistroheni për njoftime lajmesh te HUD’s News Listserv

Last Updated: 
04/04/2013 - 14:24
State/Tribal Government or Region: 
Related Disaster: 
Back to Top