Si të identifikoni një inspektor të FEMA-s

Release Date:
October 15, 2021

Inspektorët e FEMA-s vijnë për të regjistruar dëmtimet e shkaktuara nga fatkeqësia. Ata nuk përcaktojnë nëse ju kualifikoheni ose jo për ndihmë nga FEMA ose shumën ose llojin e ndihmës që FEMA mund të ofroj. Është e rëndësishme t’ju përgjigjeni në rast se ata përpiqen t’ju kontaktojnë.

Ja si mund ti identifikoni që personi që vjen tek banesa tuaj ose ju telefonon është me të vërtetë një inspektor i FEMA-s,

Inspektim në terren: Të gjithë inspektorët dhe kontraktuesit e FEMA-s duhet të ketë një kartë identiteti zyrtare. Aplikantët duhet gjithmonë ta pyesin inspektorin që t’ju tregoj distinktivin zyrtar, që tregon emrin dhe fotografinë e tyre. Inspektorët e kontraktuar të FEMA-s mund të kenë një distinktiv të lëshuar nga punëdhënësi i tyre. Edhe ky distinktiv tregon emrin, fotografinë e tyre dhe një numër të mundshëm identifikimi.

Inspektim në distancë: Inspektorët verifikojnë që kanë kontaktuar aplikantin e duhur duke i kërkuar të konfirmoj katër numrat e fundit të numrit të regjistrimit me nëntë numra të FEMA-s. Inspektori do të japë katër numrat e parë të Identifikimit të regjistrimit të aplikantit. Aplikanti e merr numrin e regjistrimit kur plotëson aplikimin e FEMA-s.

Disa pika të tjera që duhet të keni parasysh rreth inspektorëve të FEMA-s:

  • Ata nuk kërkojnë të holla për të kryer një inspektim dhe nuk ju premtojmë se ju do të merrni grant.
  • Ata e kanë adresën tuaj nga aplikimi juaj për ndihmë për fatkeqësi nga FEMA, por ata mund t’ju kontaktojnë për ti dhënë adresën e pronës suaj.
  • Ata mund t’ju marrin në telefon, mund t’ju dërgojnë tekst mesazh ose email- bazuar në informacionin e kontaktit që ju keni dhënë në aplikimin tuaj të FEMA-s.
  • Inspektorët mund t’ju telefonojnë nga një telefon i dhënë nga FEMA ose telefon personal dhe kodi i hyrjes mund të jetë jashtë zonës së Nju Jorkut.
  • Një person që mban veshur një  këmishë ose xhaketë që shkruan FEMA por nuk tregon ID zyrtare. Kërkoji të shikoni distinktivin zyrtar me fotografi të FEMA-s. Ligji federal ndalon marrjen e fotografive ose kopjimit te kartave të identitetit të lëshuar nga qeveria Amerikane. Kjo është një shkelje e dënueshme me gjobë dhe afate burgimi. 
  • Në rast se nuk ndodheni në shtëpi, inspektori do të letë një letër në shtëpinë tuaj.

Në rast se ktheheni në shtëpi dhe gjeni një letër të inspektorit në derën e banesës suaj mos e hidhni poshtë. Letra është pjesë e procesit të inspektimit dhe do të ketë emrin e inspektorit dhe informacionin e kontaktit. Nëse keni aplikuar në FEMA dhe prisni që inspektori t’ju vizitojë, kontaktoni inspektorin për të vazhduar procesin. Mos e ndani informacionin e kontaktit të inspektorit në median sociale.

Në rast se gjeni një letër të inspektorit të FEMA-s tek dera juaj dhe ju nuk keni kërkuar ndihmë nga FEMA, kontaktoni FEMA-m ose  Departamentin e Mashtrimit me Inspektimet dhe Hetimet të FEMA-s tek 866-223-0814  ose në emali StopFEMAFraud@fema.dhs.gov. Inspektori i FEMA-s  zbaton  udhëzimet dhe protokollet e inspektimit të FEMA-s. Ju mund ta kontaktoni inspektorin drejtpërdrejtë dhe ti shpjegoni se ju nuk keni aplikuar. Inspektori pastaj do të raportojë se çfarë do të ndodhi.

Ju mund të verifikoni nëse keni një inspektim  duke telefonuar linjën e ndihmës së FEMA-s në numrin 800-621-3362 ose me video në distancë (VRS). Ju mund të vizitoni DisasterAssistance.gov dhe zgjidhni “ Shiko statusin.” Ju inkurajojmë të verifikoni nëse adresa juaj është korrekte dhe ju mund të jepni  udhëzime specifike se si mund të vihet në pronën tuaj.

Nëse besoni se ju ose një i dashur është viktimë e një mashtrimi ose vjedhje identiteti, raportojeni atë menjëherë në policinë tuaj lokale ose departamentin e sherifit. Ju mund të kontaktoni  Drejtorinë e mashtrimit të Hetimeve dhe Inspektimeve të FEMA-s në numrin e telefonit dhe adresë emali të dhënë më lart.

Për njoftimet më të fundit rreth përpjekjeve për tu rimëkëmbur në Nju Jork  vizitoni www.fema.gov/disaster/4615. Na ndiqni në Twitter at https://twitter.com/FEMARegion2 dhe në Facebook tek www.facebook.com/fema.

Tags:
Rifreskimi i fundit