Ndihma nga FEMA mund t’ju ndihmojë riparoni ose zëvendësoni kaldajat

Release Date:
October 19, 2021

A jeni ju një pronar qe keni marrë ndihmë nga FEMA për të riparime në banesë?

A keni konstatuar më pas se kaldaja juaj është dëmtuar ose nuk funksion për shkak të Uraganit IDA?

Nëse kaldaja juaj nuk është e mbuluar nga sigurimi juaj, FEMA mund t’ju japë ndihmë shtesë për ta riparuar ose zëvendësuar. Por ju duhet të njoftoni FEMA-n me shkrim dhe të përfshini të gjitha faturat e riparimeve ose preventivat.

FEMA mund të paguaj koston aktuale të faturës ose të preventivit për kaldajën. Nëse ju riparoni ose zëvendësoni kaldajën, FEMA mund t’ju japë ndihmë kur paraqitni preventiva ose fatura së bashku me kërkesën tuaj për apel. Kur aplikoni për ndihmë tregoni dëmtimet që janë shkaktuar në kaldajë nga Uragani IDA.

Fondet janë të disponueshme për banorë në lagjet e  Bronx, Kings, Nassaur, Queens, Richmond, Rockland, Suffolk, dhe Westchester dhe janë përfshirë në deklaratën e dëmtimeve të shkaktuara nga Uragani IDA. Për ndihmë do të konsiderohen vetëm banesat parësore të banuara nga pronarët. Shtëpitë e pushimit ose shtëpi të dyta nuk kualifikohen.

Ndihma për Riparimin e banesës është e disponueshme vetëm për ata pronarë të cilët kanë  objekte shtëpiake të pasiguruara pak ose të pasiguruara si dhe shpenzime që lidhen me fatkeqësinë që synojnë ta bëjnë banesën të sigurt nga ana sanitare dhe funksionale. FEMA ofron ndihmë edhe elementët struktural në banesën tuaj parësore përfshi sistemet e ujërave, septike, ngrohëset e ujit dhe pajisjet elektrike.

Moj harroni: Ju duhet të paraqisni një kërkesë me shkrim brenda 60 ditëve nga vendimi i FEMA-s. Mos harroni të përfshi dokumentacion në mbështetje të kërkesës suaj për apel si fatura riparimi të verifikuesshme ose preventiva nga kontraktuesi ose provë tjetër në mbështetje të kërkesës suaj për apel.

Nëse keni apeluar një vendim tek FEMA, ju duhet ta prisni vendimin brenda 90 ditëve pasi FEMA e ka marrë atë.

Në rast se keni pyetje se si duhet të paraqisni apelin tuaj vizitoni  Qendrën e Rimëkëmbjes nga fatkeqësia  – DRC Locator (fema.gov) – ose telefononi FEMA Helpline800-621-3362.. Nëse përdorni një shërbim ndihmë për dëgjim të tillë (VRS) , shërbim telefonik me titëra ose të tjerë, jepni FEMA -s numrin për atë shërbim. Operatorët e linjës së ndihmës janë të disponueshëm nga ora 8 paraqite deri në 7 pasdite çdo ditë. Shtypni numrin 2 për spanjisht, shtypni numrin 3 për një përkthyes që flet gjuhën tuaj.

Për të aplikuar për ndihmë në rast fatkeqësia telefononi Helpline, ose vizitoni DisasterAssistance.gov ose përdorni aplikimin e FEMA-s.

Individët me të ardhura të ulëta që hasin probleme ligjore si pasojë e Uraganit Ida mund të telefonojnë pa pagesë për këshilla: 888-399-5459 Në rast se doni shërbim ndihme ligjore që t’ju ndihmoj e kontaktoj , plotësoni formën në https://nysba.org/ida. Shembuj të ndihmës ligjore të disponueshme përfshijnë:

  • Konsulta për konfliktet qiradhënës- qiramarrës
  • Ndihmë me kontratat dhe kontraktuesit e riparimit të banesave
  • Çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorit të tilla si fryrje e çmimeve dhe mbrojtje nga skemat mashtruese të kontratave gjatë procesit të riparimeve
  • Ndihmë për të siguruar përfitime nga qeveria
  • Ndihmë me çështjet e hapura për sigurim prone, mjekësor ose jete
  • Konsulta për probleme me huatë e banesave

Për burime shtesë në internet si dhe nëse doni të shkarkoni botimet e FEMA-s, edhe për ndihma të tjera vizitoni DisasterAssistance.gov dhe shtypni informacion.”

Për referenca tek agjencitë që mbështesin nevoja të veçanta të komunitetit  telefononi në numrin 211 ose vizitoni faqen https://www.211nys.org/contact-us. Për banorët e New York, telefononi 311.

Për njoftimet më të fundit rreth përpjekjeve për tu rimëkëmbur nga dëmtimet e Uraganit Ida, vizitoni www.fema.gov/disaster/4615. Na ndiqni në Twitter në twitter.com/femaregion2 dhe www.facebook.com/fema.

Tags:
Rifreskimi i fundit