Kujdes nga mashtrimet dhe personat fiktiv mashtrues

Release Date:
October 4, 2021

Në raste fatkeqësish, persona fiktivë, hajdutë dhe kriminelë të identifikuar përpiqen të përfitojnë nga të mbijetuarit nga fatkeqësia. Zyrtarët e shërbimeve federale dhe shtetërore të emergjencës ju kërkojnë qytetarëve që të jene vigjilentë e të raportojnë çdo veprimtari të dyshimtë.

Persona të paskrupullt mund të përpiqen të përfitojnë nga të mbijetuarit e lënduar duke u paraqitur si punonjës ose zyrtarë të agjencive të ndihmës nga katastrofat ose edhe si të afërm që përpiqen të ndihmojnë të mbijetuarit të plotësojnë kërkesat e tyre.

Praktikat mashtruese pas fatkeqësisë përfshijnë:

Oferta mashtruese për ndihmë federale dhe shtetërore. Punonjësit federalë dhe shtetërorë nuk kërkojnë ose pranojnë para. FEMA dhe personeli i Administratës amerikane të Biznesit të Vogël asnjëherë nuk kërkon pagesë nga qytetarët që kërkojnë ndihmë, inspektim ose ndihmë për të plotësuar aplikimet.

Inspektorë fiktivë të banesave. Kur ndodh një fatkeqësi, aplikantët mund të bien viktima  të inspektorëve fiktivë të banesave që pretendojnë se përfaqësojnë FEMA -n për të inspektuar dëmet. Kërko t’ju tregojnë distinktivin identifikues të inspektorit. Të gjithë inspektorët dhe kontraktuesit e FEMA-s duhet të kenë një kartë identiteti të laminuar me fotografi, Inspektorët e banesave kanë një numër regjistrimi me nëntë numra të FEMA-s. Inspektorët më terren mund të përdorin metoda të tjera komunikimi për të kontaktuar aplikantët. Inspektorët në terren mund t’ju telefonojnë nga telefona të certifikuar nga qeveria ose telefona celular personal dhe kjo kupton që aplikantët do të marrin thirrje nga numra të ndryshëm. Inspektorët mund t’ju kontaktojnë edhe me tekst mesazhe  dhe e-mail, duke përdorur informacionin e kontaktit që aplikantët kanë vendosur në aplikimin e tyre të FEMA-s. Por inspektorët asnjëherë nuk kërkojnë të holla për të kryer një inspektim.

Në rastet kur një inspektor i FEMA-s mund t’ju kontaktoj për të verifikuar të dhënat tuaja personale ju duhet të kërkoni numrin e identifikimit të FEMA-s. Nëse nuk jeni të sigurt për identitetin e telefonuesit ose jeni dyshues për dikë që thotë se ai ose ajo është një inspektor banese i dërguar nga FEMA, telefononi Linjën e Ndihmës së FEMA në 800-621-3362 (711/VRS). Zyrat hapen shtatë ditë të javës nga ora 8 e mëngjesit deri në 7 të darkës dhe operatorët mund t’ju lidhin me një specialist që flet gjuhën tuaj. Nëse përdorni një shërbim ndihmë për dëgjim të tillë si shërbimi i transmetimit me video, shërbimi telefonik me titëra ose të tjerë, jepni FEMA -s numrin për atë shërbim.

Mashtrues që hiqen si punonjës federalë. Ju mund të kontaktoheni nga persona mashtrues që hiqen si punonjës të ndihmës në fatkeqësi që kërkojnë të holla për shërbimet që ofrojnë. Punonjësit federalë, shtetërorë dhe lokal të fatkeqësisë nuk kërkojnë ose pranojnë para. Punonjësit federalë asnjëherë nuk premtojnë ndonjë grant për fatkeqësi.

Kërkesa mashtruese për bamirësi: Lista e agjencive të njohura të bamirësisë që janë të miratuara nga Byroja e Aleancës  së bamirësisë për një Biznes më të Mirë gjendet tek Give.org. Kriminelët shfrytëzojnë fatkeqësitë e të mbijetuarve duke dërguar mesazhe mashtruese përmes postës elektronike ose mediave sociale dhe duke krijuar uebsite fiktive për të përfituar përfitime.

Aleanca këshillon: “Mos ju përgjigj një e-maili që nuk e njeh. Ji vigjilent ndaj telemarketuesve dhe bamirësive fiktivë që duken si real duke përdorur emra të njohur:. Për më shumë informacion për mashtrimet me bamirësitë, shko tek uebsiti i Komisionit Federal të Tregtisë tek Scam Alerts.

Mashtrime me listat e qirave: Komisioni Federal i Tregtisë ka informacion se si funksionojnë skemat e mashtrimit me listat me qira. Për shembull, mashtruesit e dinë se gjetja e një apartamenti të përshtatshëm ose marrja me qira e banese për pushime do shumë punë dhe është e vështirë, dhe është vështirë të arrihet një marrëveshje e mirë kontraktuese. Mëso më shumë tek Rental Listing Scams.

Kujdes nga kontraktuesit e pa licencuar/pa siguruar: Shpesh pas një fatkeqësie, ka individë që prezantohen si kontraktues të ligjshëm. Kërko referenca, tregoju i kujdesshëm me pagesat dhe sigurohu që ata janë të licencuar ose të regjistruar në komunën tuaj. Përpara se të punësosh një kontraktues për riparime në banesë verifiko nëse kontraktuesi është i licencuar ose i regjistruar në komunën tuaj:

Nëse besoni se ju ose një i afërm ka rënë viktimë e një mashtrimi ose vjedhje identiteti, raportojeni atë menjëherë në policinë tuaj lokale ose departamentin e sherifit, ose kontaktoni zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit të Nju Jorkut:

Për informacion rreth agjencive që mbulojnë nevoja të veçanta të komunitetit  telefononi në numrin 211 ose vizitoni faqen https://www.211nys.org/contact-us. Për banorët e New York, telefononi 311.

Për njoftimet më të fundit rreth përpjekjeve për tu rimëkëmbur nga dëmtimet e Uraganit Ida, vizitoni fema.gov/disaster/4615. Na ndiqni në Twitter tek twitter.com/femaregion2 dhe facebook.com/fema.

Tags:
Rifreskimi i fundit