Federal Emergency Management Agency

Po rimëkëmbeni nga Uragani Sandy? Burime për rimëkëmbje dhe ndërtim

Main Content
Release date: 
03/26/2013
Release Number: 
FS 022

 

 

Ndihma individuale

Programi i Ndihmës Individuale të FEMA-s ofron ndihmë financiare ose ndihmë të drejtpërdrejtë për personat që duhet të kryejnë shpenzime të nevojshme dhe kanë nevoja serioze të lidhura me katastrofën dhe nuk janë në gjendje t'i kryejnë këto shpenzime ose t'i përmbushin këto nevoja me mjete të tjera.

 Mund të ofrohet ndihmë e përkohshme për qiranë për të ndihmuar pronarët e shtëpive derisa shtëpitë e tyre të ndërtuara të riparohen ose rindërtohen.

 Pronarëve të shtëpive u vihen në dispozicion grante për të riparuar dëmet nga katastrofa të cilat nuk mbulohen nga sigurimet.

Administrata Amerikane e Bizneseve të Vogla

Kreditë e SBA-së për rast katastrofe mund të përdoren për të ngritur nivelin e një strukture ose për të reduktuar dëmet e përmbytjeve në të ardhmen.

 Pronarët e shtëpive (duke përfshirë pronarët e njësive individuale në godina apo banesa me bashkëpronësi) mund të kualifikohen për deri në $200,000 për të riparuar apo zëvendësuar shtëpitë e dëmtuara nga stuhia.

 Pronarët e shtëpive dhe qiramarrësit mund të kualifikohen për të marrë deri në $40,000 për zëvendësimin e pronës personale.

 Bizneset dhe organizatat private jofitimprurëse, mund të kualifikohen për kredi deri në $2 milionë për të riparuar ose zëvendësuar pronën e dëmtuar nga stuhia.

Aplikoni në internet në adresën https://DisasterLoan.SBA.gov/ELA ose vizitoni një qendër të ndihmës për katastrofën (për të gjetur një qendër të tillë, vizitoni www.FEMA.gov/disaster-recovery-centers ose m.fema.gov me tabletë apo smartphone. Për më shumë informacion, telefononi 800-659-2955 (TTY 800-877-8339).

Mund të merrni asistencë gjithashtu duke dërguar një email në adresën DisasterCustomerService@sba.gov ose duke vizituar faqen www.sba.gov.

Programi Kombëtar i Sigurimit kundër Përmbytjeve

Duke qenë se sigurimi standard i pronarëve të shtëpive nuk mbulon përmbytjet, është e rëndësishme që të kryhet sigurimi kundër përmbytjeve.

 Policat e sigurimit të NFIP shiten dhe shërbehen përmes shumë kompanive private të sigurimeve.

 Pronarët e pronave në zona me rrezikshmëri të lartë (të referuara si Zona me Rrezikshmëri të Veçantë nga Përmbytjet) kërkohet të blejnë sigurim kundër përmbytjeve nëse kanë hipotekë nga një huadhënës me licencë federale.

 Një banesë për një familje mund të sigurohet për deri në $250,000 për dëme fizike të shkaktuara nga një përmbytje.

Faqja e FEMA-s floodsmart.gov ofron informacion mbi sigurimin kundër përmbytjes dhe rrezikun e përmbytjes. Për më shumë informacion mbi të dhënat këshilluese për rrezikun e përmbytjes të Nju Jorkut, vizitoni region2coastal.com ose telefononi 888-379-9531.

Kostoja e shtuar e pajtueshmërisë

Mbulimi i ICC është pjesë e shumë policave të sigurimit të NFIP dhe ofron pagesë deri në $30,000 për të ndihmuar mbulimin e kostos së aktiviteteve zbutëse që do të reduktojnë rrezikun e dëmtimeve nga përmbytjet në një ndërtesë.

 Kërkesat për pagesë ndaj ICC rregullohen veçmas nga kërkesat e depozituara sipas Politikave Standarde të Sigurimit kundër Përmbytjeve.

 Për më shumë informacion, telefononi kompaninë tuaj të sigurimeve ose telefononi NFIP falas në numrin 800-427-4661

(TTY 800-427-5593).

Programi i Granteve për Uljen e Rrezikut

HMGP ofron të holla për shtetin dhe qeveritë lokale për të

rindërtuar infrastrukturën. Individët nuk mund të aplikojnë vetë, por një aplikues i kualifikuar mund të aplikojë për llogarinë tuaj për fonde për masa zbutëse në shtëpinë tuaj që ndodhet nën juridiksionin e tyre.

 Ngritjet e nivelit të strukturave dhe blerjet e pronave janë aktivitete që kualifikohen për këto fonde.

 Për të mësuar më shumë, vizitoni www.dhses.ny.gov/oem/event/sandy/mitigation

 

Për më shumë informacion mbi

rimëkëmbjen nga katastrofa e Nju Jorkut, vizitoni:

www.fema.gov/disaster/4085

http://twitter.com/FEMASandy,

www.facebook.com/FEMASandy

www.fema.gov/blog

Last Updated: 
03/26/2013 - 15:14
Back to Top