Federal Emergency Management Agency

Mbeten më pak se dy javë kohë për t'u regjistruar për ndihmë për katastrofën

Main Content
Release date: 
02/05/2013
Release Number: 
NR-169

Mbeten më pak se dy javë kohë për t'u regjistruar për ndihmë për katastrofën

                                                                                                  

NJU JORK – Ndihma për katastrofën fillon me regjistrimin pranë Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) dhe afati përfundimtar i datës 27 shkurt po afrohet.

Të mbijetuarve të Uraganit Sandy u mbeten më pak se dy javë kohë për t'u regjistruar pranë FEMA-s për ndihmë. Po kaq afat ka edhe për dërgimin e aplikimit për kredi pranë Administratës Amerikane të Bizneseve të Vogla (SBA) për rast katastrofe.

Që prej kalimit të Uraganit Sandy në fund të tetorit, FEMA dhe SBA kanë miratuar më shumë se 1.8 miliardë dollarë për të mbijetuarit në Nju Jork. FEMA ka miratuar rreth 900 milionë dollarë për individët dhe familjet (deri në fund të datës 13 shkurt).

Regjistrimi për ndihmë është i lehtë duke telefonuar linjën telefonike të asistencës së FEMA-s, i cili është në funksionim ngaora 7:00 deri 01:00 (të natës) EST, shtatë ditë në javë deri në një njoftim të dytë. Të mbijetuarit e Uraganit Sandy mund të regjistrohen duke telefonuar 800-621-3362 (disponohet 711 dhe interpretimi me video në gjuhën e shenjave VRS) ose

(TTY) 800-462-7585.  Për gjuhët e tjera përveç anglishtes dhe spanjishtes, mund të merret ndihmë duke telefonuar linjën telefonike falas të FEMA-s për ndihmë në gjuhë të huaja në numrin 866-333-1796.

Për t'u regjistruar në internet, shkoni në faqen www.DisasterAssistance.gov ose në smartphone në faqen m.fema.gov.

SBA ka miratuar pothuajse 912 milionë dollarë kredi me interes të ulët për rast katastrofe për pronarët e shtëpive dhe qiramarrësit dhe më shumë se 62 milionë dollarë kredi për rast katastrofe për bizneset.

 

Mund të merrni më shumë informacion duke telefonuar numrin falas të telefonit të shërbimit për klientët e SBA-së për rast katastrofe 800-659-2955 (TTY 800-877-8339). Mund të merrni asistencë gjithashtu duke dërguar një email në adresën DisasterCustomerService@sba.gov ose duke vizituar faqen www.sba.gov.

 

Një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të plotësuar aplikimin e SBA-së është përmes internetit. Shkoni te https://DisasterLoan.SBA.gov/ELA.

Përfaqësues të FEMA-s dhe SBA-së janë të disponueshëm për t'iu përgjigjur pyetjeve në çdo qendër të ndihmës për katastrofën. Për të gjetur qendrën e ndihmës që ndodhet më pranë jush, përdorni lokalizuesin në faqen www.FEMA.gov/disaster-recovery-centers ose, me një tabletë ose smartphone, shkoni në faqen m.fema.gov.

Mund të dërgoni gjithashtu me mesazh tekstin "DRC" (pa thonjëzat) dhe kodin tuaj postar zip në numrin 43362 (4FEMA). Për shembull nëse do të jetonit në Staten Island, do të shkruanit:  "DRC 10301". Ose telefononi 800-621-3362 (TTY 800-462-7585).

Për më shumë informacion mbi rimëkëmbjen nga katastrofa e Nju Jorkut, vizitoni www.fema.gov/SandyNY, www.twitter.com/FEMASandy, www.facebook.com/FEMASandy dhe www.fema.gov/blog.

 

Last Updated: 
02/21/2013 - 17:37
State/Tribal Government or Region: 
Related Disaster: 
Back to Top