Federal Emergency Management Agency

FEMA shtyn afatin e programit të ndihmës për strehim të përkohshëm në Nju Jork

Main Content
Release date: 
07/05/2013
Release Number: 
229

NJU JORK – Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave, me kërkesë të shtetit të Nju Jorkut, ka miratuar një shtyrje 30 ditore të Programit të Ndihmës për Strehim të Përkohshëm (TSA), që u lejon të mbijetuarve të kualifikuar nga Uragani Sandy, të cilët nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, të qëndrojnë në hotelet e përzgjedhura për këtë qëllim.

Data e daljes nga TSA është shtyrë deri në 6 gusht 2013. FEMA do të telefonojë aplikantët e kualifikuar për shtyrjen për t'i njoftuar për datën e re të daljes.

Programi i përkohshëm i TSA (Ndihmës për Strehim të Përkohshëm) u mundëson të mbijetuarve të kualifikuar të Uraganit Sandy, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë ose janë shkatërruar, të qëndrojnë në një hotel për një kohë të kufizuar. Shpenzimet për dhomën i paguhen direkt hotelit nga FEMA.

Shtyrja u miratua për të ndihmuar aplikantët e mbetur që ende kualifikohen për programin të qëndrojnë në hotele ndërsa FEMA dhe partnerët e saj shtetërorë dhe lokalë punojnë për të gjetur zgjidhje për strehim më afatgjatë. Për të gjithë aplikantët e programit TSA që qëndrojnë aktualisht në hotele është kryer një vlerësim për të përcaktuar vazhdimin e të drejtës së tyre për të qëndruar.

FEMA vazhdon të punojë në koordinim me shtetin, partnerët lokalë, fisnorë dhe agjencitë vullnetare për të ndihmuar përmes kontaktimit në terren dhe punës gjithëpërfshirëse për t'i identifikuar ata dhe për t'i kaluar në strehim më të përshtatshëm të përkohshëm ose afatgjatë.

Për më shumë informacion mbi rimëkëmbjen nga katastrofa e Nju Jorkut, vizitoni www.fema.gov/SandyNY, www.twitter.com/FEMASandy, www.facebook.com/FEMASandy dhe www.fema.gov/blog.

Last Updated: 
07/10/2013 - 15:53
State/Tribal Government or Region: 
Related Disaster: 
Back to Top