Federal Emergency Management Agency

6 muaj pas uraganit Sandy, komunitetet e Nju Jorkut bëjnë progres në rimëkëmbjen nga uragani

Main Content
Release date: 
04/25/2013
Release Number: 
213

NJU JORK – Brenda gjashtë muajve që kur Uragani Sandy e goditi në 29 tetor 2012, në rimëkëmbjen e Nju Jorkut është progres i konsiderueshëm.

Pothuajse të gjitha mbetjet e uraganit janë hequr. Shumë të mbijetuar janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe kanë riparuar apo zëvendësuar pronën personale të dëmtuar apo të shkatërruar. Bizneset po hapen sërish.

Shumë shkolla publike, biblioteka dhe qendra komuniteti dhe institucione të tjera, janë hapur sërish, duke përfshirë New York University Langone Medical Center, Bellevue Hospital dhe Coney Island Hospital.

Në shkurt, Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave publikoi të dhëna këshilluese mbi përmbytjet për pronarët e shtëpive, pronarët e bizneseve dhe strukturat publike për të ndihmuar në planifikimin për rastet e përmbytjeve në të ardhmen. Bellevue Hospital është mes strukturave që tashmë përdorin të dhënat e Lartësive të Këshillueshme Bazë për Përmbytjet (ABFE) për t'u mbrojtur nga përmbytjet në të ardhmen.

“Nju Jorku ka bërë progres të jashtëzakonshëm brenda gjashtë muajve që prej goditjes nga Sandy”, tha Michael F. Byrne, Punonjësi Koordinues Federal i FEMA-s për operacionet për Uraganin Sandy.  “Por puna nuk ka përfunduar. Ne po bashkëpunojmë me shtetin dhe partnerët lokalë për të aplikuar masat zbutëse për të siguruar që Nju Jorku të arrijë t'u rezistojë më mirë stuhive në të ardhmen”.

I gjithë komuniteti është i përfshirë në përpjekjet e rimëkëmbjes, duke përfshirë agjenci federale, shtetërore, fisnore dhe të qeverisë lokale, organizata vullnetare, sektorin privat dhe organizata fetare.

Deri më sot, janë dhënë më shumë se $6.6 miliardë në ndihma për individët dhe familjet, kredi me interes të ulët, pagesa për pretendimet nga sigurimet dhe fonde për largimin e mbetjeve, riparimin apo zëvendësimin e strukturave publike dhe rimbursimin për shpenzime emergjence.

FEMA ka miratuar më shumë se $959 milionë për individët dhe familjet në Nju Jork për të ndihmuar të mbijetuarit e kualifikuar me riparimet e shtëpive, kostot e përkohshme të qirasë dhe humbje të tjera të pasiguruara të shkaktuara nga uragani.

 

6 muaj pas uraganit Sandy, komunitetet e Nju Jorkut bëjnë progres në rimëkëmbjen nga uragani – Faqja 2

Administrata Amerikane e Bizneseve të Vogla (SBA) ka miratuar rreth $1.4 miliardë kredi për rreth 22,000 pronarë shtëpish, qiramarrës dhe biznese.

Programi Kombëtar i Sigurimit kundër Përmbytjes ka paguar afërsisht $3.4 miliardë në pagesa për sigurimet për 56,766 persona të siguruar.

Largimi i mbetjeve, i domosdoshëm për rindërtimin e lagjeve, është kryer në pothuajse 95 përqind të tyre. Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane dhe agjencitë lokale dhe shtetërore kanë pastruar rreth 5.7 milionë jard kub mbetje nga 6 milionë jard kub mbetje të llogaritura. 

FEMA ka miratuar më shumë se $848 milionë në grante të Ndihmës Publike për të rimbursuar agjencitë shtetërore, lokale dhe fisnore dhe organizatat e kualifikuara private jofitimprurëse për kostot e shkaktuara në lidhje me reagimin ndaj emergjencës, largimin e mbetjeve dhe riparimin ose rindërtimin e strukturave të dëmtuara publike, mes shpenzimeve të tjera.

Këto grante përfshijnë më shumë se $114 milionë për New York University Langone Medical Center për shpenzime për riparime të përkohshme, evakuimin e pacientëve dhe shpenzime të tjera të lidhura me emergjencën; $5.1 milionë për Departamentin e Mbrojtjes Mjedisore të NYC për riparimin ose rindërtimin e 16 stacioneve pompash; dhe $3.8 milionë për Shkollat Publike të Long Beach për riparimet në shkollat fillore dhe të mesme të distriktit.

Më shumë se 21,000 familje ishin në gjendje të qëndronin në shtëpitë e tyre të dëmtuara nga stuhia gjatë kohës që kryheshin punimet e riparimit falë programit Strehim dhe Energji e Përkohshme Themelore (STEP), të vënë në jetë nga qeveritë lokale dhe të financuar nga FEMA.

Për shkak të mungesës së strehimeve me qira, 5,933 individë dhe familje u strehuan në dhoma hotelesh me programin e Ndihmës për Strehim të Përkohshëm

Gjashtë muaj pas stuhisë, rreth 1500 pjesëtarë të stafit të FEMA-s vazhdojnë të punojnë në Nju Jork, duke përfshirë edhe rreth 400 banorë lokalë të punësuar për të ndihmuar me operacionet e rimëkëmbjes.

Të mbijetuarit nga stuhia vazhdojnë të marrin ndihmë individuale në procesin e rimëkëmbjes në qendrat e ndihmës për katastrofën. Deri më sot, janë kryer më shumë se 181,000 vizita në këto qendra.

Në fillim të katastrofës, nisi Koordinimi Federal për Rimëkëmbjen nga Katastrofa kur mbi 12 agjenci federale u pozicionuan në Nju Jork sipas Kuadrit Kombëtar për Rimëkëmbjen nga Katastrofa. Misioni i tyre ishte të koordinonin punën me njëra-tjetrën dhe të bashkëpunonin me zyrtarë shtetërorë dhe lokalë dhe qindra palë të interesuara, për një strategji gjithëpërfshirëse rimëkëmbjeje për të gjithë komunitetin për shtetin e Nju Jorkut.

 

6 muaj pas uraganit Sandy, komunitetet e Nju Jorkut bëjnë progres në rimëkëmbjen nga uragani – Faqja 3

E programuar të prezantohet gjatë kësaj vere, Strategjia për Mbështetjen e Rimëkëmbjes fokusohet në mënyrën se si qeveria federal mund të ndihmojë Nju Jorkun të rindërtohet më mirë, më i fortë dhe me më shumë zgjuarsi. Përveç kontributit të lartë nga ekspertë lokalë dhe kombëtarë të energjisë, strehimit, transportit, infrastrukturës, shëndetësisë, shërbimeve humanitare, ekonomisë dhe të mjedisit, strategjia reflekton praktikat e rezultuara të suksesshme nga katastrofa të tjera të mëdha.

Dokumenti përfshin gjithashtu udhëzime mbi përdorimin efikas të miliarda dollarëve në fonde suplementare për uraganin Sandy të miratuara nga Kongresi dhe Presidenti Obama në fillim të këtij viti. Koordinimi federal për rimëkëmbjen nga katastrofa në Nju Jork do të vazhdojë.

Për më shumë mbi Uraganin Sandy në Nju Jork vizitoni www.FEMA.gov/SandyNY.

###

Misioni i FEMA është të mbështesë qytetarët tanë dhe personelin e ndihmës së parë për të garantuar që si komb të punojmë së bashku për të ndërtuar, ruajtur dhe përmirësuar aftësitë tona për t'u përgatitur e për t'u mbrojtur kundër të gjitha rreziqeve, si dhe për të reaguar, për t'u rikuperuar dhe për të zvogëluar pasojat e tyre.

Ndihma për raste katastrofe vihet në dispozicion pa dallim race, ngjyre, feje, kombësie, gjinie, moshe, paaftësie fizike ose mendore, aftësie në gjuhën angleze apo statusi ekonomik. Nëse ju ose dikush që njihni është diskriminuar, telefononi FEMA në numrin falas 800-621-FEMA (3362). Për TTY telefononi 800-462-7585.

Last Updated: 
04/26/2013 - 14:43
State/Tribal Government or Region: 
Related Disaster: