Federal Emergency Management Agency

Rimëkëmbja e Nju Jorkut nga Uragani Sandy

Main Content
Release date: 
04/19/2013
Release Number: 
210

NJU JORK — Ndihma për të mbijetuarit e Uraganit Sandy në Nju Jork:

  • Më shumë se  $3.3 miliardë në Programin Kombëtar të Sigurimit kundër Përmbytjeve për të siguruarit
  • Më shumë se $958 milionë në grante nga FEMA të miratuara për individët dhe familjet
    • Më shumë se $821 milionë për ndihmë për strehim
    • Më shumë se $137 milionë për nevoja të tjera
  • Më shumë se $1.4 miliardë në kredi nga SBA për rast katastrofe të miratuara për pronarët e shtëpive, qiramarrësit dhe bizneset
  • Rreth $847 milionë të miratuara në grante të Ndihmës Publike të FEMA-s për komunitetet dhe disa organizata jofitimprurëse që i shërbejnë publikut
  • 271,377 persona janë regjistruar për ndihmë në 13 konte të përcaktuara
  • 183,696 inspektime strehimi të kryera
  • 180,596 vizita pranë qendrave të ndihmës për katastrofën
  • 5.6 milionë jard kub mbetje të hequra nga uragani
  • Më shumë se 500 agjenci vullnetare të përfshira në rimëkëmbjen
  • 26 gjuhë të përdorura për t'u komunikuar të mbijetuarve informacionin e ndihmës

Të mbijetuarit e Sandy duhet të qëndrojnë në kontakt dhe të njoftojnë FEMA-n kur marrin pagesën e sigurimeve, kur nevojitet që të përditësohet informacioni i tyre i kontaktit apo i adresës, apo kur kanë pyetje në lidhje me aplikimin e tyre.

Aplikuesit mund të telefonojnë gjithashtu linjën e asistencës së FEMA-s në numrin 800-621-3362 (me zë, 711/në gjuhën e shenjave) ose TTY 800-462-7585 për të mbajtur FEMA-n të përditësuar. Numrat falas të telefonit funksionojnë nga ora 07:00 deri në orën 22:00 EST, shtatë ditë në javë.

Individët mund të kontrollojnë aplikimin e tyre në internet në adresën DisasterAssistance.gov ose përmes smartphone-it ose tabletës në adresën m.fema.gov.

 

Përmbledhje statistikore 39: Rimëkëmbja e Nju Jorkut nga Uragani Sandy, faqja 2

Misioni i FEMA është të mbështesë qytetarët tanë dhe personelin e ndihmës së parë për të garantuar që si komb të punojmë së bashku për të ndërtuar, ruajtur dhe përmirësuar aftësitë tona për t'u përgatitur e për t'u mbrojtur kundër të gjitha rreziqeve, si dhe për të reaguar, për t'u rikuperuar dhe për të zvogëluar pasojat e tyre.

Ndihma për raste katastrofe vihet në dispozicion pa dallim race, ngjyre, feje, kombësie, gjinie, moshe, paaftësie fizike ose mendore, aftësie në gjuhën angleze apo statusi ekonomik. Nëse ju ose dikush që njihni është diskriminuar, telefononi FEMA në numrin falas 800-621-FEMA (3362). Për TTY telefononi 800-462-7585.

SBA është burimi parësor i qeverisë federale për financimin e rindërtimit afatgjatë të pronave private të dëmtuara nga katastrofat. SBA ndihmon pronarët e shtëpive, qiramarrësit, bizneset e të gjitha përmasave, dhe organizatat private jofitimprurëse të financojnë riparimet ose përpjekjet e rindërtimit, si dhe të mbulojnë koston e zëvendësimit të pronave personale të humbura ose të dëmtuara nga katastrofa. Këto kredi për katastrofa mbulojnë humbjet e pasiguruara dhe të pakompensuara dhe nuk mbivendosin përfitimet nga agjencitë apo organizatat e tjera. Për informacion mbi programet e SBA, aplikantët mund të telefonojnë në numrin 800-659-2955 (TTY 800-877-8339).

Last Updated: 
04/24/2013 - 08:36
State/Tribal Government or Region: 
Related Disaster: 
Back to Top