Federal Emergency Management Agency

Qendrat e NY të rikuperimit nga katastrofa do të kthehen në qendra për dhënien e kredive SBA Shërbimi eshte në dispozicion në qendrat e tjera të rimëkëmbjes nga katastrofa

Main Content
Release date: 
04/04/2013
Release Number: 
202

 

NJU JORK – Qendra e rikuperimit nga katastrofa në Long Beach, N.Y., momentalisht me personel shtetëror dhe federal, do të kthehet në qendër për dhënien e kredive për katastrofën nga U.S. Administrata e Biznesit të Vogël duke filluar në 9 të mëngjezit, të Shtunën, 13 Prill.

Të mbijetuarit nga Uragani Sandy në Nju Jork kanë deri në orën 20:00 Të Premten, në 12 Prill për të vizituar qendrën e rimëkëmbjes nga fatkeqësija në Qendrën e Zbavitjes dhe Arenen e Akullit, 700 Magnolia Blvd., Long Beach, N.Y., 11561.

Një qendër tipike e rikuperimit nga fatkeqësija plotëson shqetësimet më të menjëhershme të viktimave, ndërkohë që një qender kredije per fatkeqësine fokusohet në fondet e nevojshme për rindërtimit dhe rimëkëmbjen me afat-gjatë.

Në një qendër kredije SBA të fatkeqësisë, pronarët e shtëpive, qiramarresit dhe bizneset do të jetë në gjendje të bisedojnë individualisht me përfaqësuesit e SBA. Vizitorët mund të bëjnë pyetje në lidhje me SBA kredi me interes të ulët të fatkeqësive, të marrin ndihmë qe të plotësojë një kërkesë per kredi dhe dorëzojnë aplikimin e përfunduar.

Askush nuk është i detyruar të pranojë një kredi, por duke dorëzuar një formular të plotësuar mund të çojë në ndihmë të mëtejshme nga FEMA.

Ndihma SBA për fatkeqësinë përfshin:

Kredi për Shtëpi të prekura nga Katastrofa - kredi për pronarët e shtëpive për të riparuar ose për të zëvendësuar pasuritë e patundshme ose pronën personale të dëmtuar nga katastrofa. Qiramarrësit janë gjithashtu të ligjshëm për humbjet e pronës personale, duke përfshirë makinat.

Kredi për Biznese të prekura nga Katastrofa - Kredi për bizneset për të riparuar ose zëvendësuar pronën, duke përfshirë pasuritë e patundshme, inventarët, furnizimet, makineritë dhe pajisjet e dëmtuara nga katastrofa. Bizneset e çdo madhësije mund të aplikojnë. Gjithashtu disa nga organizatat jofitimprurëse apo private mund të aplikojne.

Qendra e ndihmës do të jenë të hapura nga ora 11:00-8:00 nga e hëna deri të premten dhe 09:00-03:00 të shtunën. Të prekurit nga katastrofa mund të marrin më shumë informacion në lidhje me kredite me interes të ulët nga SBA duke telefonuar 800-659-2955 (800-877-8339 TTY). Të prekurit nga katastrofa mund të shkarkojne aplikacione për kredi SBA në www.sba.gov ose të aplikojnë në internet https://disasterloan.sba.gov/ela.

Të prekurit nga katastrofa që kanë nevojë për të vizituar një qendër shërimi nga fatkeqësija mund ta bëjnë këtë në ndonjë nga qendrat e tjera që mbeten të hapura në te gjithe Nju Jorkun.

Për të gjetur qendren më të afërt, keni në dispozicion opcionet e mëposhtme: Dërgoni me tekst tek DRC dhe ZIP CODE-in tek 43362 (4FEMA), dhe një mesazh tekst do t'ju kthehen me adresën. Gjithashtu, ju mund te gjeni qendrat e rikuperimit nga katastrofa në internet FEMA.gov/disaster-recovery-centers.

Individët mund të gjejne qendëra të rimëkëmbjes - dhe të regjistrohen për ndihme nga FEMA -DisasterAssistance.gov ose via smartphone ose tablet duke vizituar m.fema.gov ose duke shkarkuar aplikacionin FEMA.

Të prekurit nga katastrofa që kanë pyetje ose dëshirojne të regjistrohen me FEMA gjithashtu mund të telefonojnë në linjën e ndihmës, 800-621-3362 (Me ze, 7-1-1/Relay) ose (TTY) 800-462-7585. Numri falas i telefonit eshte i hapur nga ora 7 a.m. deri 10 p.m. EDT, shtatë ditë në javë deri në një njoftim të mëtejshëm.

Të prekurit nga Uragani Sandy në Nju Jork kanë deri të shtunën, me 13 prill, të regjistrohen për ndihmë të mundshme federale per katastrofen, të cilat mund të përfshijnë të holla për qira, riparime themelore në shtëpi, humbjet personale dhe pronësore të rënda të lidhura me nevojat e fatkeqësisë që nuk mbulohen nga sigurimi.

Për më shumë informacion mbi Qendrat e Ndihmave nga Katastrofa të Nju Jorkut, vizitonit www.fema.gov/SandyNY, www.twitter.com/FEMASandy, www.facebook.com/FEMASandy dhe www.fema.gov/blog.

Last Updated: 
04/09/2013 - 09:44
State/Tribal Government or Region: 
Related Disaster: 
Back to Top