Federal Emergency Management Agency

Afati përfundimtar i regjistrimit pranë FEMA-s të shtunën 13 prill

Main Content
Release date: 
04/04/2013
Release Number: 
203

 

NJU JORK – Të mbijetuarit e katastrofës kanë afat deri të shtunën 13 prill për t'u regjistruar pranë Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) dhe për të dorëzuar aplikimet e tyre për kredi pranë Administratës Amerikane të Bizneseve të Vogla (SBA).

Të mbijetuarit që e kanë vonuar regjistrimin për çfarëdo arsye, duhet të aplikojnë për ndihmë të mundshme, që mund të përfshijë:

Ndihmë për strehim ofron ndihmë të përkohshme për qiranë dhe grante për riparimin e shtëpive për të mbijetuarit e kualifikuar. Qëllimi përfundimtar i FEMA-s është të garantojë që banesat e të mbijetuarve të jenë të sigurta, higjienike dhe funksionale.

Ndihmë për nevojat e tjera disponohet për kostot që lidhen me katastrofën për shpenzimet mjekësore, dentare, funerale, për pronën personale, transportin, zhvendosjen dhe magazinimin, ose shpenzime të tjera të nevojshme.

Të mbijetuarit që regjistrohen dhe marrin fletë aplikimi për kredi nga SBA me interes të ulët për shkak të katastrofës, duhet të dorëzojnë aplikimin e plotësuar. Aplikantët e SBA nuk janë të detyruar të pranojnë kredinë; por, plotësimi i saj mund të sjellë në marrjen e ndihme shtesë nga FEMA. Të mbijetuarit inkurajohen të marrin në konsideratë të gjitha burimet e ndihmës.

Nuk është e nevojshme të prisni për pagesën e sigurimeve për të aplikuar për kredi nga SBA për rast katastrofe, kredi e cila mund të ndihmojë aplikuesit nëse më pas ata zbulojnë se paratë e sigurimit nuk mjaftojnë.

Individët mund të regjistrohen në internet në adresën DisasterAssistance.gov ose përmes smartphone-it ose tabletës në adresën m.fema.gov. Ata mund të telefonojnë gjithashtu linjën e asistencës së FEMA-s 800-621-3362 (me zë, 711/në gjuhën e shenjave) ose (TTY) 800-462-7585. Linja është e disponueshme nga ora 7:00 deri 22:00 EDT, shtatë ditë në javë. Për të aplikuar për kredi me interes të ulët nga SBA për rast katastrofe vizitoni faqen https://DisasterLoan.SBA.gov/ELA.

Për ndihmë, telefononi numrin e telefonit të shërbimit për klientët e SBA-së për rast katastrofe 800-659-2955

(TTY 800-877-8339) ose dërgoni një email në adresën DisasterCustomerService@sba.gov.

Last Updated: 
04/09/2013 - 10:04
State/Tribal Government or Region: 
Related Disaster: