Federal Emergency Management Agency

Shtyhet afati përfundimtar i regjistrimit pranë FEMA-s për të mbijetuarit e Uraganit Sandy në Nju Jork

Main Content
Release date: 
03/26/2013
Release Number: 
194

NJU JORK – Me kërkesë të shtetit të Nju Jorkut, Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), ka miratuar një shtyrje 15 ditore për regjistrimin e të mbijetuarve për ndihmë për rast katastrofe.

Të mbijetuarit tani kanë afat deri në datë 13 prill për t'u regjistruar pranë FEMA-s dhe për të dorëzuar aplikimet e tyre për kredi pranë Administratës Amerikane të Bizneseve të Vogla (SBA).

Individët mund të regjistrohen në internet në adresën www.DisasterAssistance.gov ose përmes smartphone-it ose tabletës në adresën m.fema.gov. Ata mund të telefonojnë gjithashtu linjën e asistencës së FEMA-s 800-621-3362 (me zë, 711/në gjuhën e shenjave) ose (TTY) 800-462-7585. Linja është e disponueshme nga ora 7:00 deri 22:00 EDT, shtatë ditë në javë.

Të mbijetuarit e Uraganit Sandy duhet t'i ruajnë të hapura të gjitha opsionet e ndihmës në rimëkëmbjen e tyre. Regjistrimi pranë FEMA-s është një hap kritik.

Të mbijetuarit që e kanë vonuar regjistrimin për çfarëdo arsye, duhet të aplikojnë për ndihmë të mundshme. Regjistrimi pranë FEMA-s hap mundësinë e ndihmës për rast katastrofe që ofrohet nga FEMA dhe partneri i saj federal, SBA.

Qyteti i Nju Jorkut dhe Shteti i Nju Jorkut kanë zhvilluar plane për përdorimin e fondeve federale për të ndihmuar pronarët e shtëpive, bizneset e vogla dhe komunitetet e prekura nga tre stuhi: Sandy, Irene dhe Lee. Këto plane po shqyrtohen nga HUD. Regjistrimi pranë FEMA-s mund të sjellë kualifikim për grante ose asistencë në të ardhmen, pavarësisht nëse fondet administrohen nga Qyteti i Nju Jorkut apo Shteti i Nju Jorkut.

Të mbijetuarit që regjistrohen dhe marrin fletë aplikimi për kredi nga SBA me interes të ulët për shkak të katastrofës, duhet të dorëzojnë aplikimin e plotësuar. Kjo gjë mund të sjellë kualifikim për ndihmë shtesë nga FEMA.

 

Ndihma e FEMA-s mund të përfshijë:

  • Ndihmë për qiranë: FEMA ofron ndihmë të përkohshme me qiranë për të ndihmuar pronarët e shtëpive derisa shtëpitë e tyre të dëmtuara të mund të riparohen ose

Shtyhet afati përfundimtar i regjistrimit pranë FEMA-s për të mbijetuarit e Uraganit Sandy në Nju Jork – faqja 2

 

rindërtohen dhe për të ndihmuar qiramarrësit derisa të mund të kthehen në vendbanimet e tyre të marra me qira ose të zhvendosen në një vendbanim të ri.

  • Riparime në shtëpi: Pronarëve të shtëpive u vihen në dispozicion grante për të riparuar dëmet nga katastrofa të cilat nuk mbulohen nga sigurimet. Qëllimi është që shtëpia të bëhet e sigurt, higjienike dhe funksionale.
  • Nevojat e tjera: Vihen në dispozicion grante për shpenzime të nevojshme dhe nevoja serioze të shkaktuara nga katastrofa. Kjo përfshin shpenzime mjekësore, dentare, funerale, për sende personale, transport, zhvendosje dhe magazinim, si dhe shpenzime të tjera që autorizohen nga ligji.

Aplikimi për kredi nga SBA për rast katastrofe

 

Nuk keni pse të prisni për pagesën e sigurimeve për të aplikuar për kredi nga SBA për rast katastrofe, kredi e cila mund të ndihmojë aplikuesit nëse më pas ata zbulojnë se paratë e sigurimit nuk mjaftojnë.

 

Pronarët e shtëpive mund të kualifikohen për të marrë kredi me interes të ulët deri në $200,000 për të riparuar ose zëvendësuar shtëpinë e dëmtuar nga stuhia. Pronarët e shtëpive dhe qiramarrësit mund të kualifikohen për të marrë deri në $40,000 për zëvendësimin e pronës personale. Bizneset dhe organizatat private jofitimprurëse, mund të kualifikohen për kredi deri në $2 milionë për të riparuar ose zëvendësuar pronën e dëmtuar nga stuhia.

 

Për të aplikuar për kredi me interes të ulët nga SBA për rast katastrofe, vizitoni faqen https://DisasterLoan.SBA.gov/ELA. Të mbijetuarit gjithashtu mund të vizitojnë një nga qendrat e kontaktimit për kredi për rast katastrofe  ose një qendër të rimëkëmbjes së bizneseve. Për të lokalizuar qendrën më të afërt, vizitoni faqen FEMA.gov/disaster-recovery-centers ose dërgoni gjithashtu me mesazh tekstin "DRC" (pa thonjëzat) dhe kodin tuaj postar në numrin 43362.

 

Për ndihmë, telefononi numrin e telefonit të shërbimit për klientët e SBA-së për rast katastrofe 800-659-2955 (TTY 800-877-8339) ose dërgoni një email në adresën DisasterCustomerService@sba.gov.

 

Për më shumë informacion mbi rimëkëmbjen nga katastrofa e Nju Jorkut, vizitoni www.fema.gov/sandy-albanian, www.twitter.com/FEMASandy, www.facebook.com/FEMASandy dhe www.fema.gov/blog.

 

Last Updated: 
03/27/2013 - 15:31
State/Tribal Government or Region: 
Related Disaster: 
Back to Top