Federal Emergency Management Agency

HMGP krahasuar me CDBG

Main Content
Release date: 
03/26/2013
Release Number: 
FS 027

Programi i FEMA-s i Granteve për Uljen e Rrezikut - HMGP

 Pas një katastrofe të madhe të deklaruar si të tillë me dekret presidencial, FEMA ofron grante fleksibël për projekte të cilat duhet të ofrojnë zgjidhje afatgjatë për një rrezik të caktuar. Individët dhe bizneset nuk mund të aplikojnë direkt pranë shtetit apo FEMA-s, por agjenci të kualifikuara lokale apo organizata private jofitimprurëse mund të aplikojnë për llogari të një individi apo biznesi.

Programi i Granteve në Bllok për Zhvillimin e Komunitetit nga Departamenti Amerikan i Strehimit dhe Zhvillimit Urban (HUD) – CDBG

 HUD ofron grante për të ndihmuar qytetet, kontetë dhe shtetet të rimëkëmben pas katastrofave të deklaruara si të tilla me dekret presidencial, veçanërisht në zonat me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Individët nuk kualifikohen për grantet në bllok. Shtetet dhe qeveritë lokale kualifikohen për grantet në bllok të cilat mund të jenë të dobishme për individët dhe bizneset që kanë nevoja të paplotësuara në drejtim të rimëkëmbjes.

Si mund të përdoren grantet HMGP:

 Blerje/zhvendosje e pronave

o Blerje e shtëpive të rrezikuara nga përmbytjet nga pronarë të cilët janë të gatshëm t'i shesin, dhe kthimin e këtyre pronave në hapësira të hapura. Shtëpia shkatërrohet ose zhvendoset, dhe qeveria lokale bëhet pronari i ri i pronës.

o Shitjet janë krejtësisht vullnetare nga pronarët e shtëpive dhe programi administrohet nga shteti.

 Ngritja e nivelit të ndërtesave të rrezikuara nga përmbytjet

 Përmirësimet e ndërtesave për të minimizuar dëmet nga katastrofat

 Projektet e lokalizuara për reduktimin e përmbytjeve

Si mund të përdoren grantet CDBG:

 Shtetet dhe bashkitë vendosin se cilat projekte ndërmerren me grantet CDBG.

 Programi CDBG i shtetit të Nju Jorkut ofron asistencë financiare për qytetet dhe fshatrat e kualifikuara për të zhvilluar komunitetet e arritshme duke ofruar strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm dhe mjedise të përshtatshme banimi, si edhe zgjerimin e mundësive ekonomike, kryesisht për personat me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

 Programi mbështet aktivitete ose projekte në dobi të familjeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme; për krijimin e mundësive të punës për personat me të ardhura të ulëta dhe të mesme; për të parandaluar ose eliminuar lagjet e varfra dhe rrënimet; ose për t'iu përgjigjur një nevoje serioze për zhvillim të një komuniteti dhe kërcënimeve shëndetësore ose të mirëqenies së komunitetit

Last Updated: 
03/26/2013 - 15:21
Back to Top