Federal Emergency Management Agency

Burime për të mbijetuarit e Sandy në Nju Jork

Main Content
Release date: 
03/26/2013
Release Number: 
FS 026

 

 

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), partnerët federalë, shteti, bashkitë lokale dhe organizatat vullnetare, po punojnë në drejtim të zgjidhjes së nevojave të rimëkëmbjes së të mbijetuarve të Uraganit Sandy në Nju Jork.

Burime për të plotësuar nevojat jetike

Shërbimet ligjore për rast katastrofe

Dhoma e Avokatëve të Shtetit të Nju Jorkut ka caktuar një linjë telefonike për të ndihmuar të mbijetuarit e Uraganit Sandy me pyetjet juridike. Telefononi 800-699-5636, Hën. - Pre. 9:00 - 17:00

Ndihma e papunësisë për rast katastrofe

Të mbijetuarit e kualifikuar kanë afat deri në datë 29 mars për të aplikuar për ndihmën e papunësisë për raste katastrofe. Telefononi 888-209-8124

(brenda shtetit të Nju Jorkut) ose 877-358-5306 (jashtë shtetit të Nju Jorkut).

Linja e asistencës për ankthet nga katastrofa

Linja e asistencës për ankthet nga katastrofa ofron këshillim për krizat e shkaktuara nga katastrofa 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe 365 ditë në vit, kudo në SHBA përmes një linje telefonike falas në shumë gjuhë 800-985-5990. Të mbijetuarit mund të dërgojnë gjithashtu me SMS fjalën ‘TalkWithUs’ (për gjuhën angleze) ose ‘Hablanos’ (për gjuhën spanjolle) në numrin 66746.

Për më shumë informacion mbi linjën e asistencës për ankthet e shkaktuara nga katastrofa, këshilla për përballimin e tyre, materiale e më shumë, ju lutemi vizitoni disasterdistress.samhsa.gov.

Burime për rimëkëmbje

Departamenti Amerikan i Strehimit dhe Zhvillimit Urban

Departamenti Amerikan i Strehimit dhe Zhvillimit Urban (HUD) ka programe për zgjerimin e opsioneve të strehimit për familjet e zhvendosura nga Uragani Sandy. Për më shumë informacion, vizitoni portal.hud.gov/hudportal/HUD.

Fondi i riparimit dhe rindërtimit për shkak të katastrofës të banesave në pronësi

Guvernatori Cuomo ka caktuar një grant deri në $10,000 për të mbijetuarit që kanë marrë grantin maksimal nga FEMA, por ende kanë nevoja të paplotësuara. Për më shumë informacion, telefononi 855-697-7263.

Rrjeti Kombëtar

Rrjeti Kombëtar (National Grid) ofron deri në $1,000 për klientët që kanë pësuar dëme fizike dhe kanë humbur shërbimin e furnizimit me gaz natyror për shkak të uraganit. Për më shumë informacion, telefononi 877-696-4743.

Pastrimi i mbetjeve dhe mbeturinave të uraganit

dhe luftimi emergjent i mykut

Aplikuesit e kualifikuar që kanë nevojë për heqjen e mbeturinave dhe mbetjeve të uraganit, si dhe luftimin e mykut, të telefonojnë në linjën telefonike lokale të informacionit. Të mbijetuarit në kontetë Bronx, Kings, New York, Queens ose Richmond, të telefonojnë 3-1-1. Të mbijetuarit që banojnë në kontetë Nassau, Orange, Putnam, Rockland, Suffolk, Sullivan, Ulster ose Westchester, të telefonojnë 2-1-1.

 

 

A ju ka prekur stuhia biznesin?

Administrata Amerikane e Bizneseve të Vogla (SBA) ofron kredi me interes të ulët deri në $2 milionë https://disasterloan.sba.gov/ELA

800-659-2955 (TTY 800-877-8339)

Burime shtesë për bizneset

Community Development Corporation of Long Island (Konteja Suffolk)

631-471-1215 ext. 19, Hën.-Pre. 9:00-17:00

Empire State Development Agency

www.empire.state.ny.us/sandyassistance.asp

855-697-7263

New York State Small Business Emergency Loan Fund (kredi deri në $25,000)

www.esd.ny.gov

855-697-7263

 

Last Updated: 
03/26/2013 - 15:18