Federal Emergency Management Agency

FEMA po kërkon aplikantë për Këshillin e Përgatitjes së Rinisë

Main Content
Release date: 
03/25/2013
Release Number: 
193

NJU JORK – Agjencia Federale e Menaxhimit të Gjendjeve Kritike po kërkon emërime për

pjesëmarrës në Këshillin e Përgatitjes së Rinisë të Agjencisë.

Këshilli i Përgatitjes së Rinisë ofron një mundësi që udhëheqësit e rinj të shërbejnë si anëtarë të

një këshilli kombëtar të njohur. Një e mirë tjetër është kryerja e një projekti rreth përgatitjes së

rinisë, sipas dëshirës së të emëruarit.

Anëtarët e Këshillit kanë mundësinë që të mësojnë nga udhëheqja e FEMA-s dhe nga organizatat

e tjera kombëtare të dedikuara në përgatitjen e rinisë rreth përgatitjes së rinisë për katastrofa.

Ata që do të zgjidhen do të ndjekin Konferencën e Këshillit të Përgatitjes së Rinisë, një mbledhje

me udhëheqjen e menaxhimit të gjendjeve kritike, për të diskutuar hapat që çojnë në fuqizimin e

aftësisë ripërtëritëse të kombit përkundrejt të gjitha llojeve të katastrofave. Anëtarët e këshillit

mund të marrin pjesë gjithashtu në mbledhjet kombëtare, rajonale, shtetërore, fisnore dhe lokale

të përgatitjes.

Pritet që pjesëmarrësit të përfaqësojnë perspektivën e rinisë në përgatitjen ndaj gjendjeve kritike

dhe ta përcjellin informacionin brenda komuniteteve të tyre. Pritet që çdo anëtar i këshillit të

zhvillojë dhe të plotësojë një projekt specifik të rajonit dhe interesit të tij, që ka lidhje me

përgatitjen. Përveç marrjes pjesë në Konferencën që do të mbahet në verë të vitit 2013, anëtarët e

këshillit mund të marrin pjesë gjithashtu në mbledhjet kombëtare, rajonale, shtetërore, fisnore

dhe lokale të përgatitjes, si dhe ta paraqesin aty punën e tyre.

Pritet që anëtarët do të takohen me FEMA-n në mënyrë të rregullt nëpërmjet një konference

telefonike, për të ofruar në vazhdimësi strategji dhe mendimet e tyre, si dhe iniciativa dhe

projektet gjatë gjithë kohëzgjatjes së afatit të tyre.

Çdo njeri midis moshës 12 dhe 17 vjeç, që është përfshirë në përgatitjen individuale dhe të

komunitetit nxitet që të aplikojë, ose të propozohet nga dikush për të shërbyer në Këshillin e

Përgatitjes së Rinisë.

Një individ mund të aplikojë për vete, ose mund të propozohet nga një i rritur që e njeh

aktivitetin individual të përgatitjes së të riut.

Ata që janë të interesuar për të aplikuar duhet të paraqesin një formular aplikimi, një histori të

shkurtër për veten dhe një letër rekomandimi. Letra e rekomandimit mund të jetë nga një i rritur,

duke përfshirë prindin, kujdestarin ligjor, mësuesin ose ndonjë person që merret me ndihmën e

shpejtë.

Të gjitha aplikimet dhe materialet mbështetëse duhet të merren jo më vonë se 11:59 E.D.T.

(koha standarde e Lindjes) më 19 prill 2013, në mënyrë që të plotësohen kushtet për t’u

pranuar.

Anëtarët e këshillit do të zgjidhen në bazë të vendeve të hapura dhe do të shpallen në maj 2013.

Mbasi të jenë zgjedhur, anëtarët shërbejnë në Këshill për një vit, me opsionin për ta shtyrë edhe

një vit shtesë, në bazë të një kërkese zyrtare nga FEMA.

Për më shumë informacion rreth Këshillit të Përgatitjes së Rinisë dhe punës së FEMA-s me

përgatitjen e Rinisë, dhe për t’i parë materialet e aplikimit, lutemi vizitoni

www.ready.gov/youth-preparedness.

Last Updated: 
03/26/2013 - 14:59
State/Tribal Government or Region: 
Related Disaster: 
Back to Top