Federal Emergency Management Agency

SBA shtyn afatin përfundimtar për të mbijetuarit e Uraganit Sandy në Nju Jork

Main Content
Release date: 
03/04/2013
Release Number: 
13-330, NY 13365/13366

ATLANTA – Administrata Amerikane e Bizneseve të Vogla e ka shtyrë afatin përfundimtar për të mbijetuarit e Uraganit Sandy në Nju Jork për dorëzimin e aplikimeve për dëme fizike deri në datë 29 mars 2013. 

 

Gjithashtu, qendra e SBA-së për rimëkëmbjen e bizneseve në adresën The American Legion, 209 Cross Bay Blvd., Broad Channel, NY 11693, do të mbyllet të enjten 28 shkurt në fund të ditës dhe do të transferohet pranë Kishës "Community Church of the Nazarene", në adresën 1414 Central Avenue, Far Rockaway, NY 11691, duke filluar nga data 1 mars.  Orari i punës është: E hënë – E premte, 9:00 deri 18:00; E shtunë, 9:00 deri 15:00, deri në një njoftim të dytë.

 

Të mbijetuarit mund të aplikojnë edhe në internet duke përdorur formularin e aplikimit elektronik (ELA) përmes faqes së sigurt të SBA-së https://disasterloan.sba.gov/ela.

 

Më shumë informacion për vendndodhjet e qendrave të tjera të rimëkëmbjes dhe procesin e aplikimit për kredi mund të merrni duke telefonuar qendrën e shërbimit të klientëve të SBA-së në numrin 800-659-2955 (800-877-8339 për personat e shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim) ose duke dërguar një email në adresën disastercustomerservice@sba.gov

 

Afati përfundimtar i dorëzimit të aplikimeve për dëmet në pronat fizike është data 29 mars 2013.  Afati përfundimtar për të dorëzuar aplikimet për kredi për dëme ekonomike është data 31 korrik 2013.

Last Updated: 
03/04/2013 - 14:49
State/Tribal Government or Region: 
Related Disaster: 
Back to Top