Federal Emergency Management Agency

Shtyhet afati përfundimtar i regjistrimit pranë FEMA-s për të mbijetuarit e Uraganit Sandy në Nju Jork

Main Content
Release date: 
02/27/2013
Release Number: 
178

NJU JORK – Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), me kërkesë të shtetit të Nju Jorkut, ka miratuar një shtyrje 30 ditore për regjistrimin e të mbijetuarve për ndihmë federale për rast katastrofe.

Si një nga zonat me popullsi më të dendur në vend, në Nju Jork FEMA-s përballet me shumë sfida unike. Agjencia, së bashku me partnerët shtetërorë dhe federalë si dhe organizatat vullnetare, shtyn afatin e regjistrimit me 30 ditë të tjera me qëllim që t'u shërbejë sa më mirë të mbijetuarve të Uraganit Sandy në Nju Jork.  

Afati i ri përfundimtar i regjistrimit është data 29 mars 2013. Ky është edhe afati përfundimtar për të plotësuar dhe dërguar aplikimet për kredi të SBA-së me interes të ulët nga Administrata Amerikane e Bizneseve të Vogla për rast katastrofe.

Shtyrja e afatit u jep më shumë kohë për t'u regjistruar pranë FEMA-s të mbijetuarve në 13 kontetë e Nju Jorkut të përcaktuara për të marrë ndihmë individuale. Kontetë e përcaktuara janë: Bronx, Kings, Nassau, New York, Orange, Putnam, Queens, Richmond, Rockland, Suffolk, Sullivan, Ulster dhe Westchester.

Personat në këto konte që kanë pësuar humbje për shkak të Uraganit Sandy duhet të regjistrohen pranë FEMA-s edhe nëse janë të siguruar. Aplikimi përpara afatit përfundimtar mund të shmangë mungesën e fondeve nëse më pas të mbijetuarit zbulojnë se paratë e sigurimit nuk mjaftojnë ose kanë pësuar dëme të tjera.

Të mbijetuarit që regjistrohen mund të kualifikohen për grante federale për të ndihmuar me mbulimin e shpenzimeve të ndryshme që lidhen me katastrofën duke përfshirë të holla për qira, për riparimet kryesore në shtëpi, për humbjet e pronës personale dhe nevoja të tjera serioze që lidhen me katastrofën të cilat nuk mbulohen nga sigurimet.

Duke dërguar aplikimin për kredi nga SBA për rast katastrofe, pronarët e shtëpive mund të kualifikohen për të marrë deri në $200,000 për të riparuar ose zëvendësuar shtëpinë e tyre parësore të dëmtuara nga stuhia. Pronarët e shtëpive dhe qiramarrësit mund të kualifikohen për të  

marrë deri në $40,000 për zëvendësimin e pronës personale. Bizneset dhe organizatat private jofitimprurëse, mund të kualifikohen për kredi deri në $2 milionë për të riparuar ose zëvendësuar pronën e dëmtuar nga stuhia.

Si mund të regjistroheni pranë FEMA-s

Individët mund të regjistrohen për ndihmë nga FEMA në internet në adresën www.DisasterAssistance.gov përmes smartphone-it ose tabletës duke shkuar në faqen m.fema.gov ose duke shkarkuar aplikacionin e FEMA-s.

Të mbijetuarit mund të regjistrohen gjithashtu duke telefonuar linjën e asistencës së FEMA-s: 800-621-3362 (me zë, 711/në gjuhën e shenjave) ose (TTY) 800-462-7585. Linja është e hapur nga ora 7:00 deri 22:00 EST, shtatë ditë në javë deri në një njoftim të dytë.

Të gjithë që kanë pyetje në lidhje me procesin e regjistrimit të FEMA-s, statusin e aplikimit të tyre dhe programet e disponueshme të ndihmës për rast katastrofe, inkurajohen të vizitojnë një nga qendrat e ndihmës për katastrofën ose të kontaktojnë FEMA-n.

Për të gjetur Qendrën e Ndihmës për Katastrofën që ndodhet më pranë jush, disponohen opsionet e mëposhtme: Dërgoni me mesazh tekstin DRC dhe një kod postar zip në numrin 43362 (4FEMA), dhe do të merrni si përgjigje një mesazh që përmban adresën. Është gjithashtu në dispozicion lokalizuesi i qendrave të ndihmës për katastrofën në faqen www.FEMA.gov/disaster-recovery-centers.

Aplikimi për kredi nga SBA për rast katastrofe

Një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të plotësuar aplikimin për kredi për rast katastrofe është përmes internetit, duke përdorur formularin e aplikimit elektronik për kredi të SBA-së. Shkoni te https://DisasterLoan.SBA.gov/ELA.

Përfaqësuesit e shërbimit për klientët të SBA-së janë në dispozicion për të dhënë ose për të pranuar aplikime për kredi me interes të ulët për shkak të katastrofës dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve në të gjitha qendrat e ndihmës për katastrofën të FEMA-s/Shtetit të Nju Jorkut dhe në qendrat e SBA-së për rimëkëmbjen e bizneseve dhe në qendrat e kontaktimit për kredi për rast katastrofe. Për të gjetur qendrën më të afërt, vizitoni www.sba.gov ose telefononi 800-659-2955 (TTY 800-877-8339).

Mund të merrni më shumë informacion duke telefonuar numrin falas të telefonit të shërbimit për klientët e SBA-së për rast katastrofe 800-659-2955 (TTY 800-877-8339). Mund të merrni asistencë gjithashtu duke dërguar një email në adresën DisasterCustomerService@sba.gov ose duke vizituar faqen www.sba.gov.

Për më shumë informacion mbi rimëkëmbjen nga katastrofa e Nju Jorkut, vizitoni www.fema.gov/SandyNY, www.twitter.com/FEMASandy, www.facebook.com/FEMASandy dhe www.fema.gov/blog.

 

Last Updated: 
02/28/2013 - 16:01
State/Tribal Government or Region: 
Related Disaster: 
Back to Top