Federal Emergency Management Agency

Kredia nga SBA për rast katastrofe mund të jetë punë me mend

Main Content
Release date: 
02/05/2013
Release Number: 
160

Kredia nga SBA për rast katastrofe mund të jetë punë me mend

NJU JORK – Të mbijetuarit mund të mos jenë në dijeni për ndihmën për rastin e katastrofës që jepet nga Administrata Amerikane e Bizneseve të Vogla e cila mund të sjellë një rimëkëmbje më me mend dhe më të shpejtë për bizneset, pronarët e shtëpive ose organizatat private jofitimprurëse. Ekziston një kredi për biznesin e humbur për shkak të Uraganit Sandy. Ekziston gjithashtu një kredi për shoqatat e pronarëve të shtëpive për të rregulluar një zonë të përbashkët, dhe ka lajme të mira se për afatin e shlyerjes së këstit të parë të kredive për rastet e katastrofave. 

Kreditë për dëme ekonomike nga katastrofa

SBA ofron një kredi për kapital punonjës për të lehtësuar dëmtimin ekonomik të shkaktuar nga një katastrofë.

Për bizneset e kualifikuara si edhe për organizatat private jofitimprurëse disponohet një kredi për rast katastrofe edhe nëse prona nuk është dëmtuar nga Uragani Sandy.

Këto kredi janë për bizneset e vogla, kooperativat bujqësore dhe disa organizata private jofitimprurëse, që të plotësojnë detyrimet e tyre financiare dhe biznesin e humbur për shkak të katastrofës. Kreditë për dëme ekonomike jepen gjithashtu në shuma deri në 2 milionë dollarë, por totali i kredive për dëme fizike dhe ekonomike nuk mund të tejkalojë shumën 2 milionë dollarë.

Për kreditë për dëme ekonomike nga katastrofa kualifikohen 17 konte të Nju Jorkut. 13 kontetë e para janë ato që përcaktohen për Ndihmën Individuale të FEMA-s nga shpallja e Presidentit si zonë katastrofe. Këto konte janë Bronx, Kings, Nassau, New York, Orange, Putnam, Queens, Richmond, Rockland, Suffolk, Sullivan, Ulster dhe Westchester.

Katër kontetë e tjera kualifikohen sepse kufizohen me një prej 13 kontetë e përcaktuara si zona katastrofe. Këto konte të tjera që kualifikohen për kredi për dëme ekonomike nga katastrofa janë kontetë Columbia, Delaware, Duchess dhe Greene.

Kreditë për rast katastrofe për zona të përbashkëta për shoqatat

Kredi nga SBA deri në 2 milionë dollarë janë të disponueshme për shoqatat e pronarëve të shtëpive, grupet urbane të godinave të reja dhe planifikime të ngjashme me interes të përbashkët. Individët nuk mund të huazojnë para për të riparuar zonat e përbashkëta që janë përgjegjësi e shoqatës.

Shtyrja e kësteve të kredive për katastrofa

Kësti i parë për një kredi për katastrofë paguhet pesë muaj nga data e dokumentit të kredisë së SBA-së.

Afati përfundimtar për të aplikuar për një kredi nga SBA për rast katastrofe është data 27 shkurt 2013 për dëmet fizike dhe data 31 korrik 2013 për kreditë për dëme ekonomike për katastrofa.

Një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të plotësuar aplikimin është përmes internetit, duke përdorur formularin e aplikimit elektronik për kredi të SBA-së. Shkoni te https://DisasterLoan.SBA.gov/ELA. Gjithashtu mund të kontrolloni statusin e aplikimit tuaj duke telefonuar 800-659-2955 (TTY 800-877-8339 për personat e shurdhër ose me vështirësi në dëgjim).

Përfaqësuesit e shërbimit për klientët të SBA-së janë në dispozicion për të dhënë ose për të pranuar aplikime për kredi me interes të ulët për shkak të katastrofës dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve në të gjitha qendrat e ndihmës për katastrofën të FEMA-s/Shtetit të Nju Jorkut dhe në qendrat e SBA-së për rimëkëmbjen e bizneseve dhe në qendrat e kontaktimit për kredi për rast katastrofe. Për të gjetur qendrën më të afërt të ndihmës për rast katastrofe, vizitoni www.sba.gov ose telefononi 800-659-2955 (TTY 800-877-8339).

Për të gjetur qendrën e ndihmës që ndodhet më pranë jush, shikoni lokalizuesin e qendrave të ndihmës për katastrofën në faqen www.FEMA.gov/disaster-recovery-centers ose, duke përdorur një tabletë ose smartphone, shkoni në faqen m.fema.gov. Mund të dërgoni gjithashtu me mesazh tekstin "DRC" (pa thonjëzat) dhe kodin tuaj postar zip në numrin 43362 (4FEMA). Për shembull nëse do të jetonit në Staten Island, do të shkruanit:  "DRC 10301". Ose telefononi 800-621-3362 (TTY 800-462-7585).

Mund të merrni më shumë informacion duke telefonuar numrin falas të telefonit të shërbimit për klientët e SBA-së për rast katastrofe 800-659-2955 (TTY 800-877-8339). Mund të merrni asistencë gjithashtu duke dërguar një email në adresën DisasterCustomerService@sba.gov ose duke vizituar faqen www.sba.gov.                                                    

Për më shumë informacion mbi rimëkëmbjen nga katastrofa e Nju Jorkut, vizitoni www.fema.gov/SandyNY, www.twitter.com/FEMASandy, www.facebook.com/FEMASandy and www.fema.gov/blog.

 

 

 

Last Updated: 
02/25/2013 - 11:53
State/Tribal Government or Region: 
Related Disaster: 
Back to Top