Federal Emergency Management Agency

Qendrat e ndihmës për katastrofën në Nju Jork do të ndërpresin shërbimin gjatë ditëve të diela

Main Content
Release date: 
01/30/2013
Release Number: 
NR-153

NJU JORK – Të gjitha qendrat e ndihmës për katastrofën në Nju Jork do të ndërpresin ofrimin e shërbimeve gjatë ditëve të diela duke filluar nga data 3 shkurt 2013. Të mbijetuarit e Uraganit Sandy në Nju Jork mund të vazhdojnë të marrin ndihmë nga e hëna në të shtunë pranë çdo qendre të ndihmës.

Shteti i Nju Jorkut dhe Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) monitorojnë nga afër fluksin e vizitorëve në të gjitha qendrat e ndihmës për katastrofën në Nju Jork dhe do të rishikojnë përkatësisht oraret e punës. Fluksi i vizitorëve në qendrat e ndihmës ka rënë ditët e diela. Deri tani, më shumë se 145,000 të mbijetuar të Uraganit Sandy kanë vizituar qendrat e ndihmës në Nju Jork.

Përveç kësaj, qendra e ndihmës që ndodhet në adresën Sheepshead Bay Club, 3076 Emmons Ave., Brooklyn, NY, 11235, ditën e shtunë 2 shkurt 2013, do të mbyllet herët, në orën 13:00. Qendra do të hapet në orën 10:00 të hënën 4 shkurt.

Qendra e ndihmës në adresën American Legion, 209 Cross Bay Blvd., Broad Channel, NY 11693, do të hapet në orën 10:00, të hënën 4 shkurt 2013.

Orari normal i punës për të dy qendrat është nga ora 8:00 deri 18:00, nga e hëna në të shtunë.

Të mbijetuarit që kanë nevojë për ndihmë mund të vazhdojnë të vizitojnë një prej 17 qendrave të tjera që qëndrojnë të hapura në mbarë Nju Jorkun. Për të gjetur qendrën që ndodhet më pranë jush, disponohen opsionet e mëposhtme: Dërgoni me mesazh tekstin DRC dhe një kod postar zip në numrin 43362 (4FEMA), dhe do të merrni si përgjigje një mesazh që përmban adresën. Është gjithashtu në dispozicion lokalizuesi i qendrave të ndihmës për katastrofën në faqen www.FEMA.gov/disaster-recovery-centers.

Individët gjithashtu mund të gjejnë një qendër të ndihmës (dhe të regjistrohen për ndihmë nga FEMA) në internet në adresën www.DisasterAssistance.gov ose përmes smartphone-it ose

tabletës duke shkuar në faqen m.fema.gov ose duke shkarkuar aplikacionin e FEMA-s. Të mbijetuarit mund të telefonojnë numrin 800-621-3362 (TTY 800-462-7585). Personat që përdorin 711 ose interpretim me video në gjuhën e shenjave (VRS) duhet të telefonojnë në numrin 800-621-3362. Numri i telefonit falas është në funksionim nga ora 7:00 deri 01:00 (të natës) EST, shtatë ditë në javë deri në një njoftim të dytë.

Për përkthime në gjuhë të tjera, telefononi linjën telefonike të FEMA-s për ndihmë në gjuhë të huaja në numrin 866-333-1796.

Të mbijetuarit e Uraganit Sandy në Nju Jork kanë afat deri në datë 27 shkurt 2013 për t'u regjistruar për ndihmë federale për rast katastrofe, e cila mund të përfshijë të holla për qira, për riparimet kryesore në shtëpi, për humbjet e pronës personale dhe nevoja të tjera serioze që lidhen me katastrofën të cilat nuk mbulohen nga sigurimet.

Për më shumë informacion mbi rimëkëmbjen nga katastrofa e Nju Jorkut, vizitoni : www.fema.gov/sandy-albanian, www.twitter.com/FEMASandy, www.facebook.com/FEMASandy dhe www.fema.gov/blog.                                                                                                                

Last Updated: 
01/31/2013 - 11:33
State/Tribal Government or Region: 
Related Disaster: 
Back to Top