Federal Emergency Management Agency

Ngritja e lartësisë së shtëpisë suaj mbi nivelin e përmbytjes së ardhshme

Main Content
Release date: 
01/29/2013
Release Number: 
NR-152

NJU JORK – Të mbijetuarit e Uraganit Sandy që riparojnë shtëpitë e tyre duke synuar shmangien e dëmtimeve nga stuhitë e ardhshme, mund të ndërmarrin një numër hapash për të rindërtuar ndërtesa më të forta dhe më të sigurta.

Nëse ndërtoni në një zonë me rrezikshmëri të lartë përmbytjeje, mund të jetë e nevojshme të ngrini nivelin e shtëpisë suaj për të plotësuar rregulloret e ndërtimit të komunitetit tuaj për lartësinë minimale. Kjo do të shmangë dëmtimet në të ardhmen nga moti i keq.

Cilat janë rregullat për lartësinë?

Ju duhet të ndiqni rregulloret lokale të ndërtimit dhe të merrni lejet e duhura kur rindërtoni. Kjo jo vetëm që do ta bëjë shtëpinë tuaj më të sigurt, por do t'ju kursejë para nga sigurimi federal kundër përmbytjeve.

Është e nevojshme të konsultoheni me zyrtarët lokalë të ndërtimit përpara se të rindërtoni në një zonë përmbytjesh sepse ata janë personat përgjegjës për të ditur kërkesat e lartësisë, edhe në zonat ku lartësia bazë e përmbytjes nuk është përcaktuar. Rindërtimi më lart se kërkesa minimale është gjithmonë një vendim i zgjuar.

A ekzistojnë programe për të ndihmuar me koston e ndërtimit?

Pronarët e kualifikuar të shtëpive të cilët kanë polica sigurimi me Programin Kombëtar të Sigurimit kundër Përmbytjes dhe shtëpitë e të cilëve kanë pësuar dëme të konsiderueshme mund kualifikohen për mbulim të kostos së shtuar të pajtueshmërisë (ICC) deri në $30,000. Kjo mund të paguajë të gjithë koston ose një pjesë të kostos për ngritjen e lartësisë së shtëpisë në lartësinë bazë të përmbytjes që është aktualisht në fuqi , i cili është niveli i përllogaritur që mund të arrijnë ujërat e përmbytjeve.

Ju mund të kualifikoheni për mbulimin e ICC nëse zyrtari lokal i ndërtimit të luginës së përmbytjes përcakton një prej rasteve të mëposhtme:

  • Prona juaj ka pësuar dëme të konsiderueshme, që do të thotë se kostoja e riparimit të pronës së dëmtuar nga përmbytja është 50 përqind ose më shumë e vlerës së tregut përpara përmbytjes.
  • Prona juaj ka pësuar dëme të njëpasnjëshme, që do të thotë se dëmtimi nga përmbytja ka ndodhur dy herë gjatë 10 viteve të fundit, dhe kostot e riparimit të dëmeve nga përmbytja, mesatarisht, janë të barabarta ose më të larta se 25 përqind e vlerës së tregut të pronave në kohën e secilës përmbytje. Gjithashtu, këto dy dëmtime nga përmbytja duhet të kenë rezultuar

në pagesa të pretendimeve nga sigurimet dhe rregulloret e komunitetit të tyre për menaxhimin e luginave të përmbytjes duhet të kenë një provigjon për humbje të përsëritura.

Cilat janë programet e tjera që ofrojnë ndihmë për kostot e ngritjes së lartësisë?

Administrata Amerikane e Bizneseve të Vogla (SBA) ofron kredi për organizatat private jofitimprurëse, bizneset dhe pronarët e shtëpive për përmirësime dhe masa zbutëse duke përfshirë ngritjen e lartësisë së ndërtesave, mure mbajtëse, argjinatura, pompa thithjeje dhe zhvendosjen e mjeteve komunale. Kredia mund të rritet me 20 përqind mbi shumën e miratuar në fillim për këto projekte të masave zbutëse.

Afati përfundimtar për të aplikuar për një kredi nga SBA për rast katastrofe është data 27 shkurt 2013.

Një mënyrë e thjeshtë për të plotësuar aplikimin është përmes internetit, duke përdorur formularin e aplikimit elektronik për kredi të SBA-së. Shkoni te https://DisasterLoan.SBA.gov/ELA. Përfaqësuesit e shërbimit për klientët të SBA-së janë në dispozicion për të dhënë ose për të pranuar aplikime për kredi me interes të ulët për shkak të katastrofës dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve në të gjitha qendrat e ndihmës për katastrofën të FEMA-s/Shtetit të Nju Jorkut dhe në qendrat e SBA-së për rimëkëmbjen e bizneseve. Për të gjetur qendrën më të afërt të ndihmës për raste katastrofe, vizitoni www.sba.gov ose telefononi 800-659-2955 (800-877-8339 për personat e shurdhër ose me vështirësi në dëgjim).

Programi i Granteve për Uljen e Rrezikut (HMGP)

HMGP administrohet nga Shteti i Nju Jorkut. Individët nuk kualifikohen për të aplikuar drejtpërdrejt te FEMA për fondet e HMGP-së, por një aplikuesi i kualifikuar ose nën-aplikues (p.sh. shteti ose qeveria vendore) mund të aplikojë për llogarinë tuaj për fonde për masa zbutëse në shtëpinë tuaj ose në struktura të tjera private nën juridiksionin e tyre. Këto aplikime i pasohen shtetit për financim të mundshëm nga FEMA. Këto masa zbutëse mund të përfshijnë ngritjen e lartësisë së shtëpisë suaj për të plotësuar kërkesat e sigurimit kundër përmbytjes. Për më shumë informacion mbi grantet e HMGP-së, kontaktoni me zyrtarët tuaj lokalë të ndërtimit.

BOTUESIT:

Grafik për përdorim falas i FEMA-s për lartësinë: http://www.fema.gov/disaster/4085/updates/elevating-your-home-above-future-flooding

Për më shumë informacion mbi rimëkëmbjen nga katastrofa e Nju Jorkut, vizitoni : www.fema.gov/sandy-albanian, www.fema.gov/SandyNY, www.twitter.com/FEMASandy, www.facebook.com/FEMASandy dhe www.fema.gov/blog.

Last Updated: 
01/31/2013 - 11:28
State/Tribal Government or Region: 
Related Disaster: 
Back to Top