Federal Emergency Management Agency

Shtyhet afati përfundimtar për regjistrimin pranë FEMA-s dhe për Programin e Ndihmës për Strehim të Përkohshëm në Nju Jork

Main Content
Release date: 
01/25/2013
Release Number: 
NR-149

NJU JORK – Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), me kërkesë të shtetit të Nju Jorkut, ka miratuar një shtyrje 30 ditore për regjistrimin e të mbijetuarve për ndihmë federale për rast katastrofe. Afati i ri i regjistrimit për të mbijetuarit e Uraganit Sandy në Nju Jork është data 27 shkurt. FEMA ka miratuar gjithashtu edhe një shtyrje 14 ditore të Programit të Ndihmës për Strehim të Përkohshëm (TSA). Data e re e daljes për aplikantët që qëndrojnë në hotele sipas këtij programi është dita e diel, 10 shkurt.

Afati përfundimtar i regjistrimit

Afati përfundimtar i 27 shkurtit u jep të mbijetuarve në 13 kontetë e Nju Jorkut të përcaktuara për ndihmë federale për rast katastrofe edhe 30 ditë më shumë për t'u regjistruar pranë FEMA-s dhe për të plotësuar dhe për të dorëzuar aplikimet për kredi me interes të ulët nga SBA për shkak të katastrofës, një hap i rëndësishëm ky në procesin e granteve të FEMA-s. Kontetë e përcaktuara përfshijnë: Bronx, Kings, Nassau, New York, Orange, Putnam, Queens, Richmond, Rockland, Suffolk, Sullivan, Ulster dhe Westchester.

Personat në këto konte që kanë pësuar humbje për shkak të Uraganit Sandy duhet të regjistrohen pranë FEMA-s edhe nëse janë të siguruar. Aplikimi përpara afatit përfundimtar mund të shmangë mungesën e fondeve nëse më pas të mbijetuarit zbulojnë se paratë e sigurimit nuk mjaftojnë ose kanë pësuar dëme të tjera.

Të mbijetuarit që regjistrohen mund të kualifikohen për grante federale për të ndihmuar me mbulimin e shpenzimeve të ndryshme që lidhen me katastrofën duke përfshirë të holla për qira, për riparimet kryesore në shtëpi, për humbjet e pronës personale dhe nevoja të tjera serioze që lidhen me katastrofën të cilat nuk mbulohen nga sigurimet.

Duke dërguar aplikimin për kredi nga SBA për rast katastrofe, pronarët e shtëpive mund të kualifikohen për të marrë deri në $200,000 për të riparuar ose zëvendësuar shtëpinë e tyre parësore të dëmtuara nga stuhia. Pronarët e shtëpive dhe qiramarrësit mund të kualifikohen për të marrë deri në $40,000 për zëvendësimin e pronës personale. Bizneset dhe organizatat private jofitimprurëse, mund të kualifikohen për kredi deri në $2 milionë për të riparuar ose zëvendësuar pronën e dëmtuar nga stuhia.

Afati përfundimtar i Programit të Ndihmës për Strehim të Përkohshëm

Programi i përkohshëm i Ndihmës për Strehim të Përkohshëm u mundëson të mbijetuarve të kualifikuar të Uraganit Sandy, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë ose janë shkatërruar, të qëndrojnë në një hotel ose motel për një kohë të kufizuar dhe shpenzimet për dhomën dhe taksat i paguhen direkt hotelit nga FEMA.

Shtyrja u miratua për të ndihmuar aplikantët e mbetur që ende kualifikohen për programin të qëndrojnë në hotele ndërsa FEMA dhe partnerët e saj shtetërorë dhe lokalë punojnë për të gjetur zgjidhje për strehim më afatgjatë. Për të gjithë aplikantët e programit TSA që qëndrojnë aktualisht në hotele do të kryhet një vlerësim për të përcaktuar vazhdimin e të drejtës së tyre për të qëndruar.

FEMA vazhdon të punojë në koordinim me shtetin, partnerët lokalë dhe agjencitë vullnetare për të ndihmuar përmes kontaktimit në terren dhe punës gjithëpërfshirëse për t'i identifikuar ata dhe për t'i kaluar në strehim më të përshtatshëm të përkohshëm ose afatgjatë.

Ushqimi, telefonatat dhe shpenzime të tjera të rastësishme nuk mbulohen, dhe aplikantët janë vetë përgjegjës për kostot e qëndrimit mbi buxhetin e lejuar. Programi nuk rimburson shpenzimet e mëparshme në hotel.

Si të regjistroheni

Individët gjithashtu mund të regjistrohen për ndihmë nga FEMA në internet në adresën www.DisasterAssistance.gov përmes smartphone-it ose tabletës duke shkuar në faqen m.fema.gov ose duke shkarkuar aplikacionin e FEMA-s.

Të mbijetuarit mund të telefonojnë gjithashtu numrin 800-621-3362 (TTY 800-462-7585). Personat që përdorin 711 ose interpretim me video në gjuhën e shenjave (VRS) duhet të telefonojnë në numrin 800-621-3362. Numri i telefonit falas është në funksionim nga ora 7:00 deri 01:00 (të natës) EST, shtatë ditë në javë deri në një njoftim të dytë.  Për personat që kanë nevojë për shërbime përkthimi në gjuhët e tjera përveç anglishtes dhe spanjishtes, vihet në dispozicion linja telefonike e FEMA-s për ndihmë në gjuhë të huaja. Telefononi: 866-333-1796.

Të mbijetuarit që kanë pyetje në lidhje me procesin e regjistrimit, statusin e aplikimit të tyre dhe programet e disponueshme të ndihmës për rast katastrofe, inkurajohen të vizitojnë një nga qendrat e ndihmës për katastrofën ose të kontaktojnë FEMA-n.

Për të gjetur Qendrën e Ndihmës për Katastrofën që ndodhet më pranë jush, disponohen opsionet e mëposhtme: Dërgoni me mesazh tekstin DRC dhe një kod postar zip në numrin 43362 (4FEMA), dhe do të merrni si përgjigje një mesazh që përmban adresën. Është gjithashtu në dispozicion lokalizuesi i qendrave të ndihmës për katastrofën në faqen www.FEMA.gov/disaster-recovery-centers.

Për më shumë informacion mbi rimëkëmbjen nga katastrofa e Nju Jorkut, vizitoni: http://www.fema.gov/sq/news-releases

:www.twitter.com/FEMASandy, www.facebook.com/FEMASandy dhe www.fema.gov/blog.

Ndihma për raste katastrofe vihet në dispozicion pa dallim race, ngjyre, feje, kombësie, gjinie, moshe, paaftësie fizike ose mendore, aftësie në gjuhën angleze apo statusi ekonomik. Nëse ju ose dikush që njihni është diskriminuar, telefononi FEMA në numrin falas 800-621-FEMA (3362). Për TTY telefononi 800-462-7585. Misioni i FEMA është të mbështesë qytetarët tanë dhe personelin e ndihmës së parë për të garantuar që si komb të punojmë së bashku për të ndërtuar, ruajtur dhe përmirësuar aftësitë tona për t'u përgatitur e për t'u mbrojtur kundër të gjitha rreziqeve, si dhe për të reaguar, për t'u rimëkëmbur dhe për të zvogëluar pasojat e tyre.

Last Updated: 
01/26/2013 - 09:36
State/Tribal Government or Region: 
Related Disaster: 
Back to Top