Federal Emergency Management Agency

Shërbimet të Ndërprehen në Qendrën për Rimëkëmbje nga Fatkeqësia në Brooklyn

Main Content
Release date: 
01/24/2013
Release Number: 
NR-148

NEW YORK –  Të mbijetuarit nga Uragani Sandy në New York  kan afat deri të Dielen me 27 Janar deri ne ora 15.00  për të vizituar Qendrën e  Fatkeqësise për Rimëkëmbje në Holy Family Roman Catholic Church, 9719 Flatlands Ave., Brooklyn, NY, 11236.

Shteti New York dhe Agjensioni Federal për Menaxhim të Emergjencës me kujdes vëzhgon numrin vizitorëve në të gjitha qendrat e rimëkëmbjes. Numri i vizitorëve në qendren Flatlands Avenue është zvogëluar, që tregon se nevojat për informim në rajon janë plotësuar. Deri tani, gati 4,500 të mbijetuar kanë vizituar qendrën.

Orari i punës i mbetur në qender është  8.00 deri në 18.00 e Enjte, 24 Janar, e Premte 25 Janar dhe e Shtunë,26 Janar, dhe 9.00 deri 15.00 te Dielen, me 27 Janar.

Të mbijetuarit që kanë nevojë për ndihmë mund të vizitojnë qendrat tjera që mbesin të hapura në tërë New York-un, duke përfshirë pesë në Brooklyn. Për të gjetur qendrat që mbesin të hapura, opcionet e mëposhtme janë në dispozicion: Dërgo mesazh DRC me zip kodin në numrin 43362 (4FEMA), dhe një mesazh do të kthehet prapa me adresen. Gjithashtu, Qendra për Rimëkëmbje nga Fatkeqësia mund të gjindet në internet www.FEMA.gov/disaster-recovery-centers.

Personat gjithashtu mund të gjejnë qendra të fatkeqësisë – dhe regjistrohen për ndihmë me FEMA – ne internet www.DisasterAssistance.gov apo nëpermes celularit  apo tabletes në m.fema.gov apo duke shkarkuar aplikacionin FEMA app.

Të mbijetuarit gjithashtu mund të thërrasin call 800-621-3362 (TTY 800-462-7585). Për sherbimet në gjuhën Spanjolle thërrisni 800-621-3362. Për shërbimet në gjuhë  tjera  thërrisni,  linjën FEMA për asistencë në gjuhë  866-333-1796.

Ata që përdorin  (Shërbimin Video Transmetues)711-Relay or Video Relay Services (VRS) mund të thërrasin 800-621-3362. Linjet për telefona gratis operojnë prej 7.00  deri  13.00 .EST, shtatë ditë në javë deri sa të ju njoftojmë ndryshe.

Të mbujetuarit nga Uragani Sandy kanë deri me 28 Janar, 2013, për t’u regjistruar për ndihmë federale, që mund te jetë në formë monetare për qira, riparimet e domosdoshme shtëpiake, humbjet e pronës personale si dhe nevojat e tjera të shkaktuara nga fatkeqësia dhe që nuk i mbulon sigurimi.

Për më shumë informata lidhur me rimëkëmbjen nga fatkeqësia në New York, vizito: www.fema.gov/sandy-albanian,  www.fema.gov/SandyNY, www.twitter.com/FEMASandy, www.facebook.com/FEMASandy and www.fema.gov/blog.

Last Updated: 
01/25/2013 - 17:31
State/Tribal Government or Region: 
Related Disaster: 
Back to Top