Federal Emergency Management Agency

Mbeten tre javë për t'u regjistruar për ndihmën për rast katastrofe

Main Content
Release date: 
01/07/2013
Release Number: 
NR-127

NJU JORK – Po afrohet afati përfundimtar i datës 28 janar që të mbijetuarit e Uraganit Sandy në 13 kontetë e përcaktuara të Nju Jorkut të regjistrohen pranë Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) për ndihmë për raste katastrofe.

FEMA

Ndihma federale për katastrofën për personat dhe familjet mund të përfshijë para për ndihmë për qiranë, për riparimet kryesore në shtëpi, për humbjet e pronës personale dhe nevoja të tjera serioze që lidhen me katastrofën të cilat nuk mbulohen nga sigurimet.

Rreth 261,000 njujorkezë kanë kontaktuar me FEMA-n për ndihmë ose informacion dhe janë miratuar në total më shumë se $827 milionë dollarë në grante individuale ndihme.

Afati përfundimtar përfshin të mbijetuarit e Sandy-t që jetojnë në kontetë e përcaktuara për ndihmë individuale: Bronx, Kings, Nassau, New York, Orange, Putnam, Queens, Richmond, Rockland, Suffolk, Sullivan, Ulster dhe Westchester.

Mënyrat e regjistrimit pranë FEMA-s:

  • Regjistrimi në internet në adresën www.DisasterAssistance.gov.
  • Përmes smartphone-it ose tabletës në adresën m.fema.gov.
  • Telefononi 866-333-1796 ose (TTY) 800-462-7585.
  • Për 711 ose interpretim me video në gjuhën e shenjave (VRS) telefononi 800-621-3362.
  • Numrat falas të telefonit funksionojnë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, deri në një njoftim të dytë.

Administrata Amerikane e Bizneseve të Vogla

Të mbijetuarit që janë regjistruar pranë FEMA-së dhe kanë marrë një fletë aplikimi për kredi nga SBA duhet ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë. Informacioni mund të çojë në ndihmë tjetër nga FEMA. Askush nuk është i detyruar të pranojë një kredi.

SBA ka miratuar më shumë se $420 milionë në kredi për shtëpi dhe biznese.

Afati përfundimtar për të dërguar fletën e aplikimit të SBA është data 28 janar, i njëjti afat përfundimtar për regjistrimin pranë FEMA-s.

Ndihma e SBA përfshin:

  • Kreditë për shtëpi për katastrofa – Kredi për pronarët e shtëpive ose qiramarrësit për të riparuar ose zëvendësuar pronat e paluajtshme ose personale të dëmtuara nga katastrofa. Qiramarrësit kualifikohen për humbje të pronës personale, duke përfshirë automjetet.
  • Kreditë për biznese për katastrofa – Kredi për bizneset për të riparuar ose zëvendësuar prona të dëmtuara nga katastrofa, duke përfshirë pronat e paluajtshme, inventarët, rezervat, makineritë dhe pajisjet. Mund të aplikojnë biznese të të gjitha madhësive. Mund të kualifikohen gjithashtu edhe organizata të caktuara private jofitimprurëse.
  • Kreditë për dëme ekonomike nga katastrofa  – Kredi për kapital punonjës për të ndihmuar bizneset e vogla, kooperativat e vogla bujqësore, bizneset e vogla të përfshira në akuakulturë, dhe shumicën e organizatave private jofitimprurëse, që të plotësojnë detyrimet e tyre të zakonshme financiare të cilat nuk mund të plotësohen për shkak të katastrofës. Afati përfundimtar për aplikimet për kredi për dëme ekonomike është data 31 korrik. 

Për më shumë informacion mbi Uraganin Sandy në Nju Jork vizitoni në shqip http://www.fema.gov/sq/news-releases.

Last Updated: 
01/10/2013 - 08:14
State/Tribal Government or Region: 
Back to Top