Federal Emergency Management Agency

Të enjten hapet qendër e re e ndihmës për katastrofën në Kontenë Kings

Main Content
Release date: 
01/02/2013
Release Number: 
NR-122

NJU JORK – Shteti i Nju Jorkut dhe Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) do të hapë një qendër të re të ndihmës për katastrofën në Brooklyn në orën 8:00 të enjten 3 janar për të ofruar ndihmë individuale dhe personale për të mbijetuarit e Uraganit Sandy. 

Qendra do të jetë në adresën Sheepshead Bay Yacht Club, 3076 Emmons Ave., Brooklyn,

NY 11235.

Orari normal i punës për qendrën e ndihmës për katastrofën është:

8:00 deri 18:00, shtatë ditë në javë deri në një njoftim të dytë

Individët mund të paraqiten pranë qendrës në Brooklyn për të marrë informacion të dobishëm nga FEMA dhe për të aplikuar për

kredi me interes të ulët për katastrofën nga Administrata Amerikane e Bizneseve të Vogla. 

Dy muaj pas goditjes së Uraganit Sandy, në të gjithë Nju Jorkun qëndrojnë të hapura më shumë se 22 qendra të ndihmës për katastrofën. Këto qendra kanë pritur mbi 114,000 të mbijetuar nga moti i keq.  Për të gjetur qendrën e ndihmës që ndodhet më pranë jush, disponohen opsionet e mëposhtme: Dërgoni me mesazh tekstin DRC dhe një kod postar zip në numrin 43362 (4FEMA), dhe do të merrni si përgjigje një mesazh që përmban adresën. Shikoni gjithashtu lokalizuesin e qendrave të ndihmës për katastrofën në faqen www.FEMA.gov/disaster-recovery-centers.

Për gjuhët e tjera përveç anglishtes dhe spanjishtes, mund të merret ndihmë duke telefonuar linjën telefonike falas të FEMA për ndihmë në gjuhë të huaja në numrin 866-333-1796. Linjat janë të hapura 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë deri në një njoftim të dytë. Ndihma ofrohet në shumicën e gjuhëve për t'ju ndihmuar me përkthimin, regjistrimin dhe pyetjet në lidhje me ndihmën tuaj për rastin e katastrofës. Për më shumë informacion mbi Uraganin Sandy në Nju Jork vizitoni në shqip www.fema.gov/sq/news-releases

Individët mund të gjejnë një qendër të ndihmës (dhe të regjistrohen për ndihmë nga FEMA) në internet në adresën www.DisasterAssistance.gov ose përmes smartphone-it ose tabletës duke shkuar në faqen m.fema.gov ose duke shkarkuar aplikacionin e FEMA. Ata mund të telefonojnë gjithashtu 800-621-3362 ose (TTY) 800-462-7585. Aplikantët që përdorin 711 ose interpretim me video në gjuhën e shenjave (VRS) duhet të telefonojnë në numrin 800-621-3362. Numrat falas të telefonit funksionojnë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, deri në një njoftim të dytë.

Të mbijetuarit e Uraganit Sandy në Nju Jork kanë afat deri në datë 28 janar të regjistrohen për ndihmë federale për rast katastrofe, e cila mund të përfshijë të holla për qira, për riparimet kryesore në shtëpi, për humbjet e pronës personale dhe nevoja të tjera serioze që lidhen me katastrofën të cilat nuk mbulohen nga sigurimet.

Për më shumë informacion mbi rimëkëmbjen nga katastrofa e Nju Jorkut, vizitoni www.fema.gov/SandyNY, www.twitter.com/FEMASandy, www.facebook.com/FEMASandy dhe www.fema.gov/blog.

Last Updated: 
01/07/2013 - 08:55
State/Tribal Government or Region: