Federal Emergency Management Agency

Vihen në dispozicion një numër burimesh për të ndihmuar pronarët e bizneseve të rimëkëmben nga Sandy

Main Content
Release date: 
12/27/2012
Release Number: 
NR-118

NJU JORK – Kthimi i bizneseve lokale në punë është një pjesë kyçe e rimëkëmbjes së një komuniteti pas një katastrofe. Një numër partnerësh të FEMA: partnerë federalë, shtetërorë, lokalë dhe të sektorit privat, kanë vënë në zbatim programe për të mbështetur bizneset e Nju Jorkut pas Uraganit Sandy:

 Administrata Amerikane e Bizneseve të Vogla (SBA) vë në dispozicion kredi me interes të ulët prej deri 2 milionë dollarë për bizneset dhe shumicën e organizatave private jofitimprurëse për humbjet në pronë fizike. Bizneset e vogla dhe shumica e organizatave private jofitimprurëse mund të aplikojnë edhe për kredi për dëme ekonomike prej deri

2 milionë dollarë. Bizneset e interesuara mund të aplikojnë pranë çdo qendre shtetërore/të FEMA-s të ndihmës për katastrofën, qendrave të SBA të rimëkëmbjes së bizneseve, në internet në adresën https://disasterloan.sba.gov/ela ose duke kontaktuar SBA në numrin e telefonit 800-659-2955.

NYC Economic Development Corporation (Korporata e Zhvillimit Ekonomik të NYC) krijoi Fondin e Kredisë për Emergjencën e Uraganit Sandy për të mbështetur rimëkëmbjen e bizneset e vogla të NYC dhe përpjekjet e pastrimit. Ky program kredie do të ofrojë 10 milionë dollarë në kredi me interes të ulët për bizneset, nga

$5,000 - $25,000 për çdo kredi. Fondet mund të përdoren për të zëvendësuar ose riparuar asetet e dëmtuara, ose për të zëvendësuar humbjet në kapitalin punonjës të shkaktuara për shkak të ndërprerjes së punës. Për më shumë detaje dhe informacion mbi mënyrën e aplikimit, bizneset duhet të vizitojnë: http://www.nybdc.com/HurricaneSandySmallBusinessReliefFund.html.

Programi i Lehtësimit të Taksës së Shitjeve të Emergjencës (Emergency Sales Tax Relief Program) i Agjencisë së Zhvillimit Industrial të Kontesë Suffolk (Suffolk County Industrial Development Agency) përjashton nga taksa e shitjeve të shtetit dhe kontesë prej 8.625% bizneset e vogla në Kontenë Suffolk për blerje deri në $100,000 për materiale ndërtimi ose për

zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara.  Bizneset mund të vizitojnë: www.suffolkIDA.org ose mund të telefonojnë numrin 631-853-4802 për informacion shtesë ose për të plotësuar një aplikim.

Programi i Rrjetit Kombëtar për Lehtësimin nga Uragani Sandy (National Grid Hurricane Sandy Relief Program) ofron grante deri në $250,000 për klientët e gazit të Rrjetit Kombëtar si biznese, impiante industriale ose qendra rezidenciale me shumë familje që janë prekur nga Uragani Sandy. Klientët e kualifikuar mund të përdorin fondet e programit për riparime në infrastrukturën energjetike ose zëvendësimin, rehabilitimin e ndërtesave dhe kostot që shoqërojnë zëvendësimin e makinerive ose pajisjeve të nevojshme për funksionimin e bizneseve. Konsiderimi për fonde do të bazohet në nevojat e dokumentuara financiare dhe ndikimin që kanë në komunitet. Për të përcaktuar të drejtën e kualifikimit dhe për më shumë informacion, klientët duhet të kontaktojnë Rrjetin Kombëtar (National Grid) në numrin 855-496-9359.

Për më shumë informacion mbi rimëkëmbjen nga katastrofa e Nju Jorkut, vizitoni www.fema.gov/SandyNY, http://twitter.com/FEMASandy, www.facebook.com/FEMASandy dhe www.fema.gov/blog.

Last Updated: 
12/28/2012 - 17:29
State/Tribal Government or Region: 
Back to Top