Federal Emergency Management Agency

Ata që mbijetuan që kanë nevoja të vazhdueshme strehimi duhet që qëndrojnë në kontakt me FEMA-n

Main Content
Release date: 
12/27/2012
Release Number: 
NR-117

Nju Jork – Agjencia Federale e Menaxhimit të Gjendjeve Kritike e kupton që disa prej atyre që mbijetuan Uraganin Sandy mund të kenë nevojë të përkohshme për strehim me qira, për t'i ndihmuar ata me qëllimet e strehimit të tyre të përhershëm.

Të gjithë aplikantëve që kanë marrë ndihmë të përkohshme me qira nga FEMA u është postuar një letër "Deklaratë për vazhdimin e nevojës së ndihmës me qira".

Ky formular dërgohet me postë 15 ditë mbasi aplikantët të marrin grantin e tyre fillestar të ndihmës me qira dhe shpjegon si të kërkohen ndihmë shtesë e përkohshme me qira nga FEMA.

Për të marrë ndihmë shtesë të përkohshme me qira, sa më shpejt që të jetë e mundur, aplikantët duhet që:

  • Ta plotësojnë këtë formular me informacionin e duhur dhe ta postojnë te FEMA adresën e treguar në formular.
  • Aplikantët të japin informacionin e tyre të para-katastrofës, si dhe shpenzimet e tanishme, të cilat kanë të bëjnë me familjet e tyre, si p.sh. pagesat e çeqeve për të verifikuar të ardhurat.
  • Ata gjithashtu duhet të paraqesin një kopje të qirasë së tyre, si dhe emrin dhe telefonin e pronarit të tyre të shtëpisë.  
  • Aplikantët që nuk e kanë këtë formular duhet të kontaktojnë linjën falas të FEMA-s në 800-621-FEMA (3362).

FEMA pret që të gjitha familjet që kanë marrë ndihmë të përkohshme me qira të kthehen në shtëpitë e tyre kur të riparohen, sa më shpejt që të jetë e mundur, ose të gjejnë strehim të përballueshëm pa nevojën e ndihmës së FEMA-s. 

Megjithatë, FEMA gjithashtu e kupton që kjo është një kohë e vështirë për ata që mbijetuan Uraganin Sandy dhe që disa familje mund të kenë nevoja shtesë të përkohshme për t’i ndihmuar ata me rikuperimin e tyre. 

Ata që mbijetuan nuk duhet të hezitojnë të kontaktojnë linjën telefonike falas të ndihmës së FEMA-s 800-621-FEMA (3362) me çdo pyetje ose shqetësim që mund të kenë në lidhje me ndihmën me qira nga FEMA.

Ndihmë në gjuhë të ndryshme mund të sigurohet për gjuhët e tjera përveç anglishtes dhe spanjishtes duke telefonuar Linjën falas të ndihmës në gjuhë të ndryshme të FEMA-s në 866-333-1796. Linjat janë të hapura 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë derisa t’ju njoftojmë ndryshe. Ndihma ofrohet në shumicën e gjuhëve, për t’ju ndihmuar juve me përkthimin, regjistrimin dhe pyetjet në lidhje me ndihmën e katastrofës. Për më shumë informacion rreth Uraganit Sandy në Nju Jork vizitoni www.fema.gov/sq/news-releases                                                                             

Për më shumë informacion mbi rikuperimin ndaj katastrofës së Nju Jorkut, vizitoni www.fema.gov/SandyNY, http://twitter.com/FEMASandy, www.facebook.com/FEMASandy dhe www.fema.gov/blog.

Last Updated: 
12/28/2012 - 11:54
State/Tribal Government or Region: