Federal Emergency Management Agency

Granti do të ndihmojë të mbijetuarit e Uraganit Sandy të cilëve nuk u janë plotësuar nevojat

Main Content
Release date: 
12/26/2012
Release Number: 
NR-115

NJU JORK—Të mbijetuarit e Uraganit Sandy në shtetin e Nju Jorkut, të cilëve nuk u janë plotësuar nevojat e lidhura me katastrofën përmes ndihmës ekzistuese federale dhe shtetërore, tani do të kenë akses në shërbime të menaxhimit të rasteve për të gjetur burime shtesë për rimëkëmbjen e tyre.

Shteti i Nju Jorkut dhe Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) njoftuan se janë vënë në dispozicion më shumë se 9.6 milionë dollarë në fonde federale për Programin e Menaxhimit të Rasteve nga Katastrofa, i cili financohet plotësisht nga FEMA dhe administrohet nga shteti në partneritet me agjenci jofitimprurëse komunitare.

Përmes këtij programi, të mbijetuarit e katastrofës do të kenë një pikë të vetme kontakti për një gamë të gjerë shërbimesh për të ndihmuar me gjetjen e burimeve për plotësimin e nevojave të tyre.

"Për të ndihmuar rimëkëmbjen e njujorkezëve do të duhet puna e përbashkët e të gjithë komunitetit", tha Punonjësi Koordinues Federal Michael F. Byrne. "Menaxhimi i rasteve nga katastrofa është një pjesë integrale e ndihmës për të mbijetuarit që ata të bëhen të pavarur. Ky grant bashkon burimet e shtetit dhe qeverisë federale, në koordinim me komunitetet lokale, organizatat

jo fitimprurëse dhe ato fetare, për të plotësuar nevojat e të mbijetuarve me shërbimet e disponueshme brenda komuniteteve të tyre".

Menaxhuesit e rasteve do të ndihmojnë të mbijetuarit nga katastrofa të zhvillojnë një plan me objektiva për rimëkëmbjen e tyre, do të plotësojnë nevojat themelore të të mbijetuarve me burime të disponueshme në zonë dhe do të monitorojnë progresin e tyre drejt arritjes së objektivave të rimëkëmbjes. Shërbimet janë të disponueshme për çdo të mbijetuar me nevoja të paplotësuara të shkaktuara nga katastrofa. 

Me kërkesë të shtetit, programi vepron në kontetë Nassau, Orange, Putnam, Rockland, Suffolk, Sullivan, Ulster dhe Westchester dhe ofron shërbime të menaxhimit të rasteve për deri në 24 muaj.

 

Shteti i Nju Jorkut po bashkëpunon me FEMA-n sipas një kërkese për ndihmë shtesë për menaxhimin e rasteve nga katastrofa në pesë qytezat e NYC.

Të mbijetuarit të cilëve nuk u janë plotësuar nevojat inkurajohen që të telefonojnë numrin 2-1-1 për informacion mbi shërbimet e disponueshme në zonën e tyre dhe për të marrë rekomandim për te shërbimet e menaxhimit të rasteve.  Për më shumë informacion mbi rimëkëmbjen nga katastrofa e Nju Jorkut, vizitoni www.fema.gov/SandyNY, http://twitter.com/FEMASandy, www.facebook.com/FEMASandy dhe www.fema.gov/blog.

Për gjuhët e tjera përveç anglishtes dhe spanjishtes, mund të merret ndihmë duke telefonuar linjën falas të FEMA për ndihmë në gjuhë të huaja në numrin 866-333-1796. Linjat janë të hapura 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë deri në një njoftim të dytë. Ndihma ofrohet në shumicën e gjuhëve për t'ju ndihmuar me përkthimin, regjistrimin dhe pyetjet në lidhje me ndihmën tuaj për rastin e katastrofës. Për më shumë informacion mbi Uraganin Sandy në Nju Jork vizitoni www.fema.gov/sandy-albanian

Last Updated: 
12/27/2012 - 12:26
State/Tribal Government or Region: 
Back to Top