Federal Emergency Management Agency

Ndihma ndaj të mbijetuarve të uraganit Sandy shkon në 1 miliard dollarë

Main Content
Release date: 
12/21/2012
Release Number: 
NR-112

NJU JORK – Gati shtatë javë që nga deklarimi i fatkeqësisë natyrore nga uragani Sandy me 30 tetor në Nju Jork, janë miratuar më shumë se 1 miliard dollarë  në ndihma shtetërore dhe federale.

“Të gjithë po punojmë së bashku për të çuar ndihmat e fatkeqëasisë aty ku duhet – në duart e të mbijetuarve dhe të komunitetit,” tha Zyrtari Koordinues Federal Michael F. Byrne. “Misioni i FEMA-s ka qenë të ndihmojë individët dhe familjet të rimëkëmben nga fatkeqësia dhe ne do të vazhdojmë të përkrahim banorët derisa misioni të përfundojë.”

Edhe pse ka ende shumë punë për të bërë, këto të holla kanë kontribuar shumë në përpjekjet e rimëkëmbjes. Të mbijetuarit po riparojnë shtëpi dhe mbeturinat po pastrohen. Ndihma e FEMA-s po ndihmon në përshpejtimin e rimëkëmbjes së të mbijetuarve.  

FEMA vazhdon të jetë e pranishme në 13 kontetë e përcaktuara për Ndihmë Individuale, duke u përqendruar në zonat e goditura më rëndë. Ndihma ndaj banorëve ne kontetë e goditura përfshin:

  • Bronx                $2.1 milion
  • Kings                 $175 milion
  • Nassau               $263.8 milion
  • New York         $11.9 milionë
  • Queens              $205.9 milion
  • Richmond         $82.8 milion
  • Suffolk              $59.8 milion

FEMA dhe Administrata e Shteteve të Bashkuara për Bizneset e Vogla (U.S. Small Business Administration) kanë miratuar më shumë se 1 miliard dollarë për të mbijetuarit e uraganit Sandy. Kjo përfshin më shumë se 806 milion dollarë në Ndihma Individuale dhe më shumë se 723 milion dollarë në Ndihma për Strehim dhe gati 83 milion dollarë në ndihma për nevoja të tjera.

  • Administrata e Shteteve të Bashkuara për Bizneset e Vogla ka miratuar më shumë se 264 milion dollarë në hua për fatkeqëasinë akorduar pronarëve të shtëpive, qiramarrësve dhe bizneseve. SBA-ja ka anëtarë personeli në Qendër të Rimëkëmbjes të FEMA-S dhe Shtetit dhe 19 Qendra të Rimëkëmbjes së Biznesit në zonën e Nju Jorkut për të dhënë ndihmën e tyre për të gjithë pronarët e bizneseve që kërkojnë ndihmë pas fatkeqëasisë.
  • Më shumë se 256,000 nju jorkezë kanë kontaktuar me FEMA-n për të marrë informacion apo për t'u regjistruar për ndihmë, duke përfshirë më shumë se 139,000 vetë që kanë aplikuar perms formularit online në adresën e internetit www.DisasterAssistance.gov ose në telefonat e tyre përmes m.fema.gov.
  • 24 qendra të rimëkëmbjes ndaj fatkeqësive janë të hapura në zonat e goditura. Këto përfshijnë qendrat lëvizëse ashtu si edhe qendrat e përcaktuara, dhe sot të paktën 105,000 të mbijetuar janë ndihmuar në qendrat e rimëkëmbjes ndaj fatkeqësive në Nju Jork.           
  • 91 inspektorë po punojnë aktualisht në terren. Sot për sot 164,824 inspektime shtëpish kanë përfunduar, duke e çuar në 99 përqindjen e përfundimit.
  • 2 Pika Shpërndarjeje qëndrojnë ende të hapura në kontenë Nassau për të ofruar ushqime, ujë dhe batanije. 
  • 13 konte të Nju Jorkut janë caktuar të marrin si ndihma individuale ashtu edhe ndihma publike. Këto janë Bronx, Kings, Nassau, New York, Orange, Putnam, Queens, Richmond, Rockland, Suffolk, Sullivan, Ulster dhe Westchester. Konteja Greene është caktuar të marrë vetëm ndihmë publike.    
  • Fondet e ndihmës publike vazhdojnë të vijnë; deri tani më shumë se 318 milion dollarë i janë akorduar shtetit për të ndihmuar në zëvendësimin e shpenzimeve që janë harxhuar në mbrojtjen e Nju Jorkut më pare, gjatë dhe pas stuhisë. Programi i Ndihmës Publike i FEMA-S rimburson qeverinë shtetërore dhe lokale dhe disa organizata jo-fitimprurëse me 75 për qind të shpenzimeve të lidhura me fatkeqësitë, masat e marra në mbrojtjen ndaj fatkeqësive, heqjen e mbeturinave dhe riparimin e restaurimin e infrastrukturës së dëmtuar. Për t'u kualifikuar, dëmtimi duhet të jetë rezultat i drejtpërdrejtë i uraganit Sandy.

Individët mund të regjistrohen online me FEMA-n në adresën www.DisasterAssistance.gov ose përmes telefonit apo kompjuterit tablet në m.fema.gov. Aplikuesit mund të telefonojnë gjithashtu në 800-621-3362 ose (TTY) 800-462-7585. Aplikuesit që përdorin 711-Relay ose Shërbimet me Video Rele (Video Relay Services (VRS) mund të telefonojnë në numrin 800-621-3362. Numrat telefonikë falas janë të hapur 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë deri në nje njoftim të metejshem.

Për më shume informacion mbi rindërtimin e Nju Jorkut pas katastrofës, vizitoni:

www.fema.gov/SandyNY, www.twitter.com/FEMASandy, www.facebook.com/FEMASandy dhe www.fema.gov/blog.

Last Updated: 
12/22/2012 - 15:33
State/Tribal Government or Region: 
Back to Top