Federal Emergency Management Agency

FEMA do të sigurojë seminare mbi rindërtimin tek dyqanet lokale që merren me rregullimin e banesave

Main Content
Release date: 
12/09/2012

NJU JORK – banorët e Nju Jorkut që fillojnë procesin e rindërtimit do të kenë një mundësi tjetër për të marrë këshilla nga ekspertët nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Gjendjeve Kritike (Federal Emergency Management Agency - FEMA). Duke filluar të martën, më 11 dhjetor, specialistët e lehtësimit të FEMA-s do të jenë në pesë vendndodhje të reja për të ofruar këshilla se si pronarët e shtëpive të ndërtojnë në mënyrë më të sigurt e më të fortë mbas Uraganit Sandy.

Banorët mund të marrin këshilla se si të pastrojnë në mënyrë jo të rrezikshme për ta, si dhe për teknikat e riparimit dhe ndërtimit që synojnë t'i mbrojnë shtëpitë nga stuhitë e ardhshme.  Ky informacion është në dispozicion dhe i sigurohet publikut falas. 

Këshilltarët e FEMA-s do të jenë në dispozicion te dyqanet “Home Depot” dhe "Lowe’s” në vendndodhjet e mëposhtme:

Qarku Bronx - Home Depot

Qarku Kings - Home Depot

2560 Bruckner Blvd, Bronx 10465

2970 Cropsey Ave, Brooklyn 11214

 

 

Qarku Nassau - Lowe’s

Qarku Queens - Home Depot

920 South Broadway, Hicksville 11801

50-10 Northern Blvd, Long Island City 11101

 

 

Qarku Suffolk - Home Depot

 

255 Pond Path, South Setauket 11720

 

Orari i këtij operimi do të jetë të martën, 12:00 pasdite deri më 8 të darkës; të mërkurën deri të dielën nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës, dhe të dielën nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 pasdite.

Çdo dollar që shpenzohet për lehtësime tani kursen deri në katërfish shumën e harxhuar në riparime në katastrofën e ardhshme.

(Më shumë)

FEMA do të sigurojë seminare mbi rindërtimin tek dyqanet lokale që merrem me rregullimin e banesave – Faqe 2


Më shumë informacion mbi mënyrat për të mbrojtur pronën tuaj nga katastrofat e ardhshme është në dispozicion tek: www.fema.gov.  Klikoni tek “Plan, Prepare and Mitigate” (Planifiko, Përgatitu dhe Lehtëso”).

 

Për më shumë informacion mbi rikuperimin ndaj katastrofës së Nju Jorkut, vizitoni www.fema.gov/disaster/4085, http://twitter.com/FEMASandy, www.facebook.com/FEMASandy dhe www.fema.gov/blog.

###

Misioni i FEMA-s është të përkrahë qytetarët tanë dhe punonjësit e ndihmës së shpejtë, dhe të përforcojë faktin se ne si komb punojmë së bashku për të ndërtuar, mirëmbajtur, dhe përmirësuar aftësitë tona për t’u përgatitur, mbrojtur nga, përgjigjur, rindërtuar dhe kaluar të gjitha rreziqet.

Ndihma për rindërtim pas katastrofës ofrohet pa dallim race, ngjyre, feje, nacionaliteti, gjinie, moshe, pamundësie, niveli të gjuhës angleze ose gjendje ekonomike. Nëse ju ose dikush që e njihni është diskriminuar, ju lutemi të telefononi numrin falas të  FEMA-s 800-621-FEMA (3362).  Për TTY telefononi tek 800-462-7585.

Last Updated: 
12/10/2012 - 20:18