Federal Emergency Management Agency

Te prekurit nga uragani duhet të kontaktojnë FEMA për të Mbajtur ndihmën me Strehimin e Përkohshëm

Main Content
Release date: 
12/08/2012
Release Number: 
NY-NR-083

Nju Jork – Të prekurit nga Uragani Sandy, të cilët kanë marrë ndihmë të përkohshme për strehim nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave Federale, dhe që vazhdojnë të kenë nevojë për strehim, duhet të plotësojne një formular të rëndësishëm për ndihmë shtesë afatshkurtër në lidhje me qiranë.

FEMA do t'i dërgojë me postë të gjithë aplikantët të cilët marrin ndihmë për qiranë, formën "Deklaratë për Nevojë të Vazhdueshme për Ndihmë me Qiranë". Ajo ripohon se aplikuesit kanë një nevojë të vazhdueshme për strehim të përkohshëm, ndërsa ata vazhdojnë të kërkojnë për një vend të përhershëm për të jetuar..

  • Kjo formë është postuar 15 dite pasi aplikantët të marrin bursen fillestar qira për ndihmë.
  • Aplikantët që kanë nevojë për ndihmë shtesë me qira duhet të plotësjne formularin dhe ta dergojne atë në FEMA në adresën e shtypur në formë.
  • Nëse ju nuk e keni formularin, kontaktoni FEMA në numrin falas ne Linjen e Asistencës me Gjuhen në 866-333-1796.

Kthimi në një shtëpi të përhershme është një moment historik në rrugën drejt rikuperimit. Programi i FEMA per Ndihmesen me qirane mund të zgjasë deri në 18 muaj nga data e shpalljes. Pra, është e rëndësishme për të prekurit nga stuhija që të kenë një plan të përhershëm strehimi..

Ndihmë shumëgjuhëshe mund të merret për gjuhë të tjera përveç anglishtes dhe spanjisht duke telefonuar në numrin falas te FEMA ne Linjen e Asistecës me Gjuhën 866-333-1796. Linjat janë të hapura 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë deri në një njoftim të mëtejshëm. Ndihma është ofruar në shumicën e gjuhëve të ju ndihmojë me regjistrimin, interpretimin dhe pyetjet në lidhje me ndihmën tuaj për këtë katastrofë.

(ME SHUME)

Të prekurit nga uragani duhet të kontaktojnë FEMA për të mbajtur ndihmën me Strehimin e Përkohshëm - Faqe 2

Kandidatet të cilët përdorin shërbimet e 711-rele ose Video Relay (VRS) mund të telefononi 800-621-3362. numri TTY është 800-462-7585. Individët mund të regjistrohen ne internet në faqen e internetit www.DisasterAssistance.gov ose nëpërmjet smartphone ose tabletë në m.fema.gov. 

Për më shumë informacion mbi Rikuperimin nga Katastrofa e Nju Jorkut, vizitoni faqet e internetit: www.fema.gov/disaster/4085, http://twitter.com/FEMASandy, www.facebook.com/FEMASandy dhe www.fema.gov/blog.

###

Misioni i FEMA-së është të mbështesë qytetarët tanë për të siguruar që ne të punojmë së bashku si një komb, për të ndërtuar, për të mbështetur, dhe për të përmirësuar aftësinë tonë për t'u përgatitur, për t'u mbrojtur, për t'u rikuperuar dhe për t'iu përgjigjur të gjitha rreziqeve.

Ndihma për Rikuperimin nga Katastrofa është në dispozicion për të gjithë, pa marrë parasysh rracën, ngjyrën, fenë, kombësinë, gjininë, moshën, paaftësitë, aftësinë për të folur anglisht ose gjendjen ekonomike. Nëse ju ose dikush që ju njihni është diskriminuar, telefononi FEMA në numrin falas 800-621-FEMA (3362). Për TTY telefononi 800-462-7585.

Last Updated: 
12/10/2012 - 20:20
Back to Top