Federal Emergency Management Agency

Lajmërohen ndryshime për Qendrën e Rikuperimit ndaj Katastrofës në Brooklyn

Main Content
Release date: 
12/07/2012
Release Number: 
NY-NR-081

NJU JORK – Ata që mbijetuan Uraganin Sandy kanë afat deri më 6:30 pasdite të dielën, më 9 dhjetor, për të vizituar Qendrën e Rikuperimit ndaj Katastrofës (DRC) në Brooklyn. 

Qendra “DRC” është tek dyqani Ikea, 1 Beard St., Brooklyn, NY 11231. Ajo u hap më 7 nëntor dhe ka siguruar informacion dhe ndihmë për më shumë se 980 vetë që mbijetuan stuhinë. 

Shteti i Nju Jorkut dhe Agjencia Federale e Menaxhimit të Gjendjeve Kritike monitorojnë nga afër trafikun e vizitorëve në të gjitha Qendrat e Rikuperimit ndaj Katastrofës të Nju Jorkut.  Kur trafiku ngadalësohet në kohë të caktuara, qendra mund të ndryshojë orët e veta, ose mund të merret në konsideratë për mbyllje të mundshme.    

Përveç qendrës së Brooklyn-it, ata që u prekën nga Uragani Sandy mund të vizitojnë çdonjërën prej 30 qendrave të tjera DRC nëpër të gjithë Nju Jorkun. Qendrat e rikuperimit DRC janë vende që i përfshijnë të gjitha llojet e ndihmave, që ata që i përmbushin kushtet e që mbijetuan stuhinë,  të marrin ndihmë sa më shpejt që të jetë e mundur.  

Për të gjetur qendrën më pranë jush, janë në dispozicion opsionet e mëposhtme: Dërgoni tekst ku të shkruani DRC dhe kodin postar te 43362 (4FEMA), dhe do të merrni një mesazh me tekst ku do të shkruhet adresa. Gjithashtu, kontrolloni në internet gjetësin e vendndodhjes së Qendrave të Rikuperimit ndaj Katastrofës te www.FEMA.gov/disaster-recovery-centers.

Ndihmë në gjuhë të ndryshme mund të sigurohet për gjuhët e tjera përveç anglishtes dhe spanjishtes duke telefonuar Linjën falas të ndihmës në gjuhë të ndryshme të FEMA-s në 866-333-1796. Linjat janë të hapura 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë derisa t’ju njoftojmë ndryshe. Ndihma ofrohet në shumicën e gjuhëve, për t’ju ndihmuar juve me përkthimin, regjistrimin dhe pyetjet në lidhje me ndihmën e katastrofës.

(Më shumë)

Lajmërohen ndryshime për Qendrën e Rikuperimit ndaj Katastrofës në Brooklyn – Faqe 2

Aplikantët që përdorin 711-Relay ose Shërbimin Relay me Video (VRS) mund të telefonojnë 800-621-3362. Numrat falas telefonikë funksionojnë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, derisa të njoftohet ndryshe.

Ndihma federale ndaj katastrofës për individët dhe familjet mund të përfshijë para për ndihmë me qira, riparime thelbësore për shtëpinë, humbje të pronës personale dhe nevoja të tjera serioze që kanë lidhje me katastrofën, të pambuluara nga sigurimi.

Për më shumë informacion mbi rikuperimin ndaj katastrofës së Nju Jorkut, vizitoni www.fema.gov/disaster/4085, www.facebook.com/FEMASandy dhe www.fema.gov/blog

###

 

Misioni i FEMA-s është të përkrahë qytetarët tanë dhe punonjësit e ndihmës së shpejtë, dhe të përforcojë faktin se ne si komb punojmë së bashku për të ndërtuar, mirëmbajtur, dhe përmirësuar aftësitë tona për t’u përgatitur, mbrojtur nga, përgjigjur, rindërtuar dhe kaluar të gjitha rreziqet.

Ndihma për rindërtim pas katastrofës ofrohet pa dallim race, ngjyre, feje, nacionaliteti, gjinie, moshe, pamundësie, niveli të gjuhës angleze ose gjendje ekonomike. Nëse ju ose dikush që e njihni është diskriminuar, ju lutemi të telefononi numrin falas të  FEMA-s 800-621-FEMA (3362).  Për TTY telefononi tek 800-462-7585.

Last Updated: 
12/10/2012 - 20:22
Back to Top